• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, shënjestron objektin bërthamor të Fordow! Shpërthime në Teheran

by B K
13/06/2025 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli ka rifilluar sulmet ajrore në Iran dhe ka goditur objektin bërthamor të fortifikuar të Fordow, raportojnë The New York Times dhe mediat iraniane.

Shpërthime janë dëgjuar në disa zona të ndryshme të kryeqytetit Teheran.

Ndërkohë sapo ka reaguar edhe kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, pasi paraardhësi i tij u vra në sulmet ajrore izraelite gjatë natës.

Mohammad Pakpour thotë se Izraeli do të “vuajë një fat të hidhur dhe të dhimbshëm me pasoja të mëdha dhe shkatërruese”.

Deklarata shton se Irani do të “hakmerret” për të vrarët në sulm dhe vazhdon duke thënë se Izraeli po “shkel sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial” të vendit.

Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore që goditën zonat e banuara në Teheran, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Nourneës.

Në sulmet e para, u eliminuan Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami;  Komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya, Gholamali Rashid; Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, dhe dy shkencëtarët Fereydoon Abbasi dhe Mohammad Mahdi Tehranchi. Në sulmet e reja u vra edhe drejtuesi i Forcave Ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Të paktën  6 baza u goditën rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash, ku dyshohet se në të kaluarën janë përfshirë edhe teste bërthamore. Avionët luftarakë izraelitë goditën centralin bërthamor  Natanz, në jug të Teheranit, por edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit. Përveç Tabrizit, në veriperëndim ku ndodhen rafineritë kryesore, u sulmuan edhe qytetet e Esfahanit, Arakut dhe Kermanshahit. Sulme të reja u raportuan edhe në Kermanshah, në perëndim të vendit si edhe në centralin bërthamor të Natanzit, i goditur edhe më herët.

Irani thotë se midis të vdekurve ka edhe civilë, përfshirë fëmijë. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka kërcënuar se hakmarrja do të jetë e ashpër. Nga ana tjetër, Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ka mbyllur hapësirën ajrore ndërsa raportohet se mund të mbyllë edhe ambasadat e saj në botë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se goditën “zemrën e programit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe përpjekjet e tij për të zhvilluar një armë bërthamore”, duke shtuar se shënjestër ishte impianti kryesor të pasurimit të Iranit në Natanz. SHBA ka deklaruar se nuk është e përfshirë në sulm.

Ndërkohë, mbrojtja e Shtetit të Izraelit (IDF) njoftoi se shkatërruan dhjetëra lëshues raketash, objekte magazinimi dhe vende të tjera ushtarake në Iranin perëndimor.

Next Post
“Qëllimi i sulmit, eliminimi i bazave të Iranit”/ Softa: Izraeli vrau kupolën drejtuese të ushtrisë së Teheranit

“Qëllimi i sulmit, eliminimi i bazave të Iranit”/ Softa: Izraeli vrau kupolën drejtuese të ushtrisë së Teheranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin dhe pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin dhe pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

October 24, 2026
“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

October 24, 2026
Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

October 24, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Teoria e re e proamerikanizmit!

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In