• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

by A R
13/06/2025 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi raketor i Izraelit mbi territorin iranian ka tronditur strukturat më të larta të sigurisë së Republikës Islamike, duke eliminuar figura kyçe të komandës ushtarake dhe bërthamës strategjike të regjimit të Teheranit.

Në mesin e të vrarëve janë pasuesi i Qasem Soleimanit, komandanti i Gardës Revolucionare, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë, përfshirë këshilltarë dhe shkencëtarë të përfshirë në programin bërthamor. Një operacion i befasishëm, edhe pse tensionet ishin në rritje prej ditësh dhe vetë zyrtarët ishin të vetëdijshëm se ishin objektivë të mundshëm.

Esmail Qaani, pasardhësi i Soleimanit, kishte marrë komandën e Forcave Quds pas vrasjes së paraardhësit të tij në Bagdad në vitin 2020 nga një urdhër i presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Qaani drejtonte krahun operativ të Gardës Revolucionare jashtë kufijve të Iranit, duke mbështetur organizata si Hezbollah në Liban, Houthit në Jemen dhe milicitë shiite në Siri e Irak, një rrjet që kishte për qëllim rrethimin strategjik të Izraelit. Megjithëse më herët ishte raportuar se ai mund të ishte vrarë në një sulm në Bejrut në tetor 2024, vdekja e tij u konfirmua në këtë sulm të fundit.

Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare, një figurë simbol e vijës së ashpër në regjimin iranian, ishte një nga zërat më të fortë kundër Perëndimit dhe një mbështetës i zjarrtë i programit bërthamor iranian.

Pak javë më parë, ai kishte paralajmëruar se çdo sulm kundër Iranit do të kishte pasoja katastrofike dhe se vendi ishte “gati për çdo skenar”. Salami kishte një histori të gjatë brenda Gardës, duke u ngjitur në majat e komandës që nga vitet ’80, dhe ishte sanksionuar nga OKB për rolin e tij në përparimin e kapaciteteve ushtarake dhe bërthamore të Iranit.

Në listën e viktimave është edhe gjenerali Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe figura e dytë më e fuqishme në hierarkinë politike pas liderit suprem Ali Khamenei. Së bashku me të u eliminuan edhe Ali Shamkhani, këshilltar i afërt i Khameneit, gjenerali Gholamali Rashid, zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm, si dhe një numër i paidentifikuar zyrtarësh të tjerë të lartë, truprojash dhe anëtarësh të stafit këshillues.

Goditja izraelite, e papritur në intensitet dhe sukses operativ, përfshiu gjithashtu edhe objektiva nga programi bërthamor iranian. Mes të vrarëve ishin dy nga figurat më të njohura shkencore: Fereydoun Abbasi, ish-drejtor i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, fizikant bërthamor dhe president i Universitetit “Islamic Azad”.

Ky sulm mund të përbëjë një pikë kthese të rrezikshme në tensionet mes Izraelit dhe Iranit, duke ndezur edhe më tej frikën për një përshkallëzim të madh rajonal me pasoja të paparashikueshme.

Next Post
VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2026

August 24, 2026
“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com