• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izrael/ Historia tronditëse: Pesë anëtarët e një familje gjenden të vdekur në një krevat, të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin

by Java News
17/10/2023 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë fund historitë rrëqethëse të sulmit të paprecedentë nga terroristët e Hamasit në Izrael, duke përfshirë një çift që u vra tre ditë para fejesës së tyre të planifikuar dhe një familje prej pesë anëtarësh të gjetur të vdekur brenda në shtëpi.

Aviv Kutz, 54 vjeç, u gjet i përqafuar gruan e tij 49-vjeçare Livnat, vajzën Rotem, 19 vjeç dhe djemtë Yonatan, 17 vjeç dhe Yiftach, 17 vjeç. E gjithë familja u gjet në një shtrat të përqafuar, brenda shtëpisë së tyre në Kfar Azza më 7 tetor, ditën kur terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin, sipas Times of Israel.

“Ditën që ata u vranë, ne do t’i vizitonim,” tha halla e fëmijëve, Adi Levy Salama. Kjo familje ishte kthyer vetëm së fundmi në Izrael, pasi jetonte prej vitesh në Boston të SHBA-së.

Livnat ishte një artiste grafik që lindi gjatë Luftës së Yom Kipurit, konflikti i vitit 1973 që është krahasuar me krizën e sotme, për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Burri i saj ishte drejtor i asociuar i një firme konsulence dhe ishte gjithashtu fermer. Rotem ishte një ushtare e IDF-së duke trajnuar rekrutët e rinj, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ndoqën shkollën e Kfar Hayarok në Ramat Hasharon afër Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel-it. “Ata ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm me zemër të madhe. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha e shkatërruar halla e tyre.

Çifti që u vra nga terroristët e Hamasit

Ndërkohë, një çifti tjetër nga Kfar Azha, oficerit të IDF, Niral Zini, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, Niv Raviv, 27 vjeç,  vdiqën pak para fejesës së tyre të planifikuar, raportoi Ynet.

Zini kishte planifikuar t’i propozonte Ravivit më 10 tetor, por unaza që ai i kishte blerë asaj u gjet në shtëpinë e djegur në kibbutz, sipas agjencisë. Ditën e pushtimit, Zini i dërgoi mesazh familjes së tij: Ai është këtu. Po e heq telefonin, lutu.

Çifti ishte shpallur i zhdukur deri të premten, kur familja mori lajmin tronditës se trupat e tyre ishin gjetur pas masakrës. Të shtunën, qindra njerëz morën pjesë në funeralin e çiftit në Netanya.

Zini dhe Raviv shërbyen të dy në rezervën e ushtrisë, ai major dhe ajo kapitene. Më 10 tetor 2015, Zini u plagos gjatë një aktiviteti operacional në Hebron dhe që atëherë çifti ka festuar mbijetesën e tij me një darkë  speciale në të njëjtën datë, sipas agjencisë. Ai planifikoi të studionte drejtësi për të ndihmuar ushtarët që ishin lënduar fizikisht dhe mendërisht. Raviv studioi psikologji klinike.

“Ata gjithmonë mendonin për të tjerët, gjithmonë donin të ndihmonin. Ata dhanë nga vetja, i donin shumë njerëzit. I ndihmuan ata që kishin nevojë”, thonë miqtë e çiftit.

Një nënë e bir ishin me fat

Një familje tjetër i mbijetoi sulmit të Hamasit, kur forcat e ushtrisë izraelite shpëtuan një grua dhe djalin e saj. Anëtarët e njësisë së forcave speciale Oketz shihen duke qetësuar një nënë e bir që kaluan orë të tëra duke u fshehur në shtëpinë e tyre.

“Ne jemi IDF”, dëgjohet të thotë një ushtar në hebraisht. “Si jeni; Çdo gjë është në rregull. Jeni me dikë këtu?’ “Me djalin tim,” përgjigjet gruaja pas një dere./m.j

Next Post
Haga liroi Hysni Gucatin/ Djali i tij mes emocionesh: Presim lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë

Haga liroi Hysni Gucatin/ Djali i tij mes emocionesh: Presim lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In