• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I izoluar prej 2 muajsh, ushtria hap rrugën e fshatit në Klos

by A R
22/01/2017 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura përfunduan punimet për hapjen e rrugës rurale të fshatrave Kurdari dhe Kurqelaj në Bashkinë e Klosit, e cila ishte e bllokuar që prej dy muajsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave si pasojë e reshjeve të shiut të muajit nëntor të vitit të shkuar.

Në përgjigje të kërkesës së pushtetit lokal, u zhbllokua pjesa e shembur, si dhe u sistemuan rreth 3 km të tjera të kësaj rruge, duke rivënë në funksion edhe një urë “bailey” të ndërtuar më parë nga Forcat e Armatosura.

Në përfundimin e këtyre punimeve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve gjeneral brigade Dedë Prenga dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli përkujtoi 96-vjetorin e krijimit të armës së Xhenios duke falenderuar efektivët e këtij batalioni, dhe duke përmendur punën e kësaj force gjatë viteve të fundit.

“Festojmë 96-vjetorin e forcës së Xhenios, në një mënyrë jonormale, por unë besoj unikale dhe shumë të bukur, midis njerëzve, mbi një urë të ndërtuar dikur nga ushtria, por dhe pranë të gjitha mjeteve dhe forcave xheniere që sot jo vetëm meritojnë lavdërime dhe mirënjohje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por njëkohësisht meritojnë edhe falenderimin e qytetarëve, jo vetëm të kësaj zone, por të gjithë qytetarëve në mbarë Shqipërinë, për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë këtyrë viteve. Vetëm në vitet e fundit, forcat xheniere kanë marrë pjesë në rindërtimin ose ndërtimin nga e para të më shumë se 20 urave në të gjithë vendin. Njëkohësisht kanë qenë pjesë e eliminimit të shkëmbinjve të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. Kanë qenë pjesë e hapjes së rrugëve, pjesë e hapjes së dëborës, pjesë e emergjencave, dhe ajo çka është më e rëndësishme, këtë e kanë bërë me përulësi, e kanë bërë në kohë rekord dhe e kanë bërë pa pretenduar asgjë në këmbim.”- u shpreh ministrja Kodheli, pa harruar të kujtojë kontributin e kësaj force në gati një shekull të ekzistencës së saj dhe duke premtuar vëmendje më të madhe për këtë zonë, ku siç theksoi ajo “shpeshherë është abuzuar kur flitet për infrastrukturën, kur flitet për investimet”.

Me rastin e 96-vjetorit të krijimit të armës së Xhenios, ministrja Kodheli vlerësoi disa ushtarakë dhe civilëve të këtij batalioni me “Medaljen për Shërbime të Shquara”, me motivacionin “për rezultate të larta në realizimin e detyrave të ngarkuara në kohë paqeje, për kontributin e dhënë në ndihmë të komunitetit për emergjencat civile, si dhe në ndërtimin e urave dhe rrugëve.“

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në hapjen e rrugëve rurale të bllokuara nga bora në veri dhe në jug të vendit, si dhe në shpërndarjen e ndihmave në këto zona.

Next Post
7 kandidatë në primaret e së majtës për presidencialet në Francë

7 kandidatë në primaret e së majtës për presidencialet në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In