• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izolohet Hungaria, Parlamenti Europian e cilëson “kërcenim për vlerat europiane”

by A R
16/09/2022 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensioni midis Brukselit dhe Budapestit po bëhet dita ditës më i qartë, dhe tashmë i zyrtarizuar. Parlamenti Europian ka miratuar rezultatet e një raporti ku Hungaria e drejtuar nga Victor Orban cilësohet si një “autokraci zgjedhore”, dhe një “kërcënim për vlerat europiane”.

Raporti, i miratuar nga 433 deputetë europianë, me vetëm 123 kundër dhe 28 abstenime, është një akt-akuzë e detajuar mbi shkeljet e shumta që sipas tij qeveria e Orban ka kryer gjatë mandateve.

Gjithçka vihet në diskutim si aspekt problematik dhe jashtë standardit të BE-së, nga pavarësia e gjyqësorit tek korrupsioni, nga liria e shprehjes dhe deri tek trajtimi i minorancave dhe emigrantëve. Nuk mungon aty edhe referimi për marrëdhëniet e ngushta me Moskën, në një moment gjeopolitik ku vendet europiane janë rreshtuar bindshëm me Kievin.

Raporti sjell edhe një rekomandim për Këshillin dhe Komisionin Europian, ai për përdorimin e artikullit 7 të traktatit të Bashkimit Europian, që pengon aderimin ose të drejtën e votës të një vendi anëtarë në qoftë se ky thyen parimet themeltare nga të cilat buron korpusi ligjor i BE-së, dhe nuk bën asgjë për t’iu rikthyer atyre. Sugjerohet gjithashtu bllokimi i çdo financimi dhe subvencionimi ndaj vendit.

Vendimi i bujshëm, që nuk u votua vetëm nga disa parti të djathta, si italianet Fratelli d’Italia dhe Lega, ka shkaktuar edhe reagimin e Departamentit të Shtetit.

“Hungaria është vend partner dhe aleat i joni në NATO, aleancat bazohen edhe në vlerat e përbashkëta që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të respektohen gjithmonë”, deklaroi zëdhënësi Ned Price, duke nënkuptuar një mbështetje të Uashingtonit ndaj raportit te Parlamentit Europian, që de facto izolon brenda institucioneve të BE-së vendin lindor.

Në një moment gjeopolitik delikat, mbetet për t’u parë nëse organet vendimmarrëse europiane, duke filluar nga Komisioni Europian, do të vijoi në dënimin e Hungarisë, që do të sillte përçarje të mëtejshme.

Orban morri mandatin e katërt në prillin e kaluar, në krye të partisë së tij Fidesz. Hero për mbështetësit e tij kryesorë, ndërsa për kundërshtarët një diktator, Orban siguroi mandatin e kaluar duke portretizuar veten si një mbrojtës i vlerave tradicionale të krishtera kundër liberalizmit perëndimor.

Mik i Putin, poe edhe i interesuar për mosnderprerjen e furnizimeve me gaz, Orban e ka cilësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si një nga kundërshtarët e tij, të cilët ai do të duhet të kapërcente për të fituar zgjedhjet.

/a.r

Next Post
Konflikt me investitorin e pallatit, tre gra në Vlorë kërcënojnë me vetëflijim

E rëndë në Mat/ Ra aksidentalisht nga lartësia, vdes 15-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In