• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izet Haxhia: Sali, po të ngushtohet laku o plak i lig, do shihemi shpejt

by Java News
05/05/2016 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij dhe të vëllait, nga Sali Berisha.

Haxhia thotë se kur autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij nga Turqia, ai ishte dakord, me kusht që të hapej gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit dhe të përballej në gjyq me Berishën.

Por, pas miratimit të kësaj kërkese nga Ministria e Drejtësisë, Berisha, sipas Haxhisë, hoqi dorë nga ekstradimi i tij.

Ndërkohë, ai pasi përsërit se Azemin e nxorri në pritje Berisha, thotë se personi që tani Berisha e konsideron hero, në fakt e vetmja trimëri që ka bërë, është vjedhja e kotecave të pulave.

“Sot prape marshalli i zi na leshoi xhevahirin e radhes, jo nga ato qe merr nga “qytetari dixhital”, por ne inagurimin e memorialit te atij qe i pat vene nofken e marshallit.

Na kishte ‘zbuluar’ se Rama i trembur prej ‘heroit’ te tij, te cilit ne te gjalle nuk i la gje pa punuar deri sa e leshoi edhe ne prite, paska frike prej tij edhe ne enderr dhe po flirtoka me vrasesit e tij ne burg, dhe tjetrin e paska nxjerrur prej burgut me letra fallco.

Qe ty o Sale te ka plasur cipa, nuk ke nevoje ta them une se kete e dine gjithe shqiptaret

Qe je nje mashtrues ordiner, po e tregon dhe e ke treguar tash 25 vjet.

Po pse more legen shpif se vellai im doli nga burgu me letra fallco te pregatitura nga Rama?

Vellai im beri dite me dite plot 15 vjet burg te padrejte te kurdisur nga ti dhe prokuroret e gjykatësit e tu te shitur e korruptuar, qe nje dite vinin ne zyren tende, diten tjeter ne zyrat e SHIK-ut e te Arben Rakipit.

Neqofte se ka ndonje bashkëpunim te shkelqyer mes teje e te majteve, eshte bashpunimi per te me denuar mua e vëllezërit e mi per nje krim qe nuk e kishim bere apo te kemi pasur dijeni.

Dhe pasi kryet kete mision te perbashket, qeveria e ortakut tend te mevonshem, ajo e Metes, i shperbleu keta gjyqtare e prokurorë me shumen 350 milion leke nga fondi rezerve i kryeministrit…

Ti more plak i lig qe per tete vjet si kauze tende opozitare pate hapjen e gjyqit te heroit tend, kur erdhe ne pushtet as muk e permende me hapjen e kesaj çeshtje, te mbyllur tashme per ty…

Pse mor mashtrues nuk e hape ate çeshtje dhe me vone pas arrestimit tim ne Turqi, pas dy vitesh hoqe dore edhe nga ekstradimi im?

Apo trembeshe te vije perballe ne gjyqin qe do rihapej, sepse aty do te dilnin te palarat si hjekes i heroit tend?

Une perpara gjykates turke kam kerkuar ekstradimin tim me kushtin qe çeshtja te rihapej, sepse ishte e drejta ime ligjore, pasi isha denuar ne mungese, dhe ne baze te Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut, qe ma jepte kete te drejte.

Pasi iu kerkua qeverise tate nga gjykata turke qe te jepej kjo garanci, erdhi pergjigja nga ministri i atehershem i Drejtesise, Ilir Rusmajli, ku pranohej kerkesa ime per rigjykim, qe do te thoshte hapje e ceshtjes Hajdari.

Por kjo nuk te interesonte ty dhe nga ai moment hoqe dore nga ekstradimi im per ne Shqipëri.

Ne ate leter garancie qe erdhi nga ministri Rusmajli jepeshin edhe garanci per ruajtjen e jetes time, gje e kerkuar nga gjykata turke.

Une ty te duhesha i vdekur dhe jo perballe teje ne gjykate, ku do te tregoja me fakte se ti je ai qe ke nxjerrur ne prite Hajdarin, dhe jo une, siç jam akuzuar sipas shpifjeve tuaja.

Por mos u bej merak, dita e ballafaqimit tim me ty ne nje gjykate te pavarur po afron.

Ate nuk mund ta ndaloje asnje manover apo klithmat e tua deshperuese per armatosje e revolucion.

Laku po te ngushtohet o mashtrues e kriminel.

Sa per ate qe thua, qe Rama trembet edhe ne enderr prej heroit tend, edhe pse Gjatoshi eshte frikacaku me i madh qe ka patur ndonjehere politika shqiptare nuk besoj se trembet prej heroit tend sepse nuk kam degjuar qe te kete ndonje kotec pulash ne vilen e tij ne Surrel, sepse heroi jot o marshall dikur ne te gjalle ka paska bere kerdine duke mos lene kotec pulash pa vjedhur ne qytetin e tij te lindjes, Bajram Curri. Kjo eshte trimeria e tij dhe per kete e meriton te prehet ne Varrezat e deshmoreve”…”, shkruan Haxhia.

D.I.

Next Post

Arban Osmani ikën nga 'Big Brother', ja se çfarë do prezantojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In