• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Izet Haxhia: Krimet e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ i bënte Berisha

by A R
03/06/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia ka reaguar pasi Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për dosjen ndaj grupit te ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Ai thotë se shumë nga krimet për të cilat akuzohej ky grup nga Berisha, në fakt janë kryer nga shteti i Berishës.

Haxhia kujton bombën e vendosur te VEFA dhe tentativën për të ekzekutuar Agim Shehun me urdhër të Berishës.

Sipas tij, në atë kohë ka pasur një grup me 30 persona, shumica e të cilëve u bënë vrasës dhe kanë kryer disa ekzekutime.

Madje, sipas Haxhias, disa prej tyre janë përfshirë edhe në vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe bankierit Artan Santo.

Ja çfarë shkruan Haxhia:

“Lexova nje vendim te vonuar te Gjykates se Larte, ku hidhte poshte dhe perjashtonte ekzistencen e te ashtuquajtures banda ‘Hakmarrje per Drejtesi’.

Kam qene i pari, perveç te akuzuarve per pjesmarrje ne kete ‘bande’, qe kam hedhur poshte ekzistencen dhe disa krime qe i ja kane veshur kesaj ‘bande’.

Kur kam thene keto te verteta qe dija, jam akuzuar se po mbroja kete ‘bande’ ne gazeten e tyre, pra gazeten Dita, nga ana e ideuesit te kesaj bande dhe te birit te tij, që eshte dobiçi i Serbise, me veglat qorre Gazidede dhe Shehu.

As nuk e kam ditur, as nuk e di akoma se kujt i perket pronesia e gazetes Dita, nuk kam patur njohje, as nuk kam me te akuzuarit e kesaj bande te sajuar, por nisur nga ajo qe une dhe vëllezërit e mi kemi qene viktime e intrigave e sajesave te dhendrit te Serbise dhe veglave te tij ne drejtesi, per nje krim qe nuk e kemi bere ne, por i kryer nga ideuesi i sajesave te tilla, ashtu sikur eshte po ai urdheruesi i disa krimeve qe ja hodhi kesaj ‘bande’, dy jane nga keto krime te renda qe jane ideuar nga mendja kriminale e dhendrrit te Serbise, që dua te veçoj.

Autobomba e vendosur tek firma VEFA me 26 shkurt 1996 dhe vrasja e Bujar Kaloshit ne korrik 1996.

Te dy keto krime monstruoze jane krime shtetërore te zbatuara nga njerez te lidhur me shtetin e kohes, qe punonin per shtetin nen mburojen e organizatave ilegale dhe te jashteligjshme te antikrimit te krijuar nga shteti i kohes.

Askush deri me sot nuk ka marre mundimin te hetoje apo hedhe drite mbi ekzistencen e kesaj organizate antikrim, qofte nga drejtesia apo nga mediat. As nga qeveria e sotme.

Kane qene rreth 30 pjesëtare te kesaj organizate ilegale qe kane kryer vrasje per hesap te politikes e me vone per hesap te atyre qe paguanin leket, siç eshte rasti i vrasjes se gjyqtarit Konomi apo i bankierit Santo.

Disa prej tyre jane vrare, siç eshte rasti i killerit Anton Gjergji, që vuri autobomben tek VEFA apo kreu shume vrasje te tjera, si ato te Haklajve. Ai u vra pasi doli jashte kontrollit te atyre qe porositen keto vrasje.

Anton Gjergji u perpoq te eleminonte edhe Agim Shehun duke i vendosur bombe ne deren e apartamentit te tij me porosi te Berishes, por qe u njoftua nga persona te afert me Shehun, dhe u be çaktivizimi i kesaj bombe pa shperthyer.

Pse nuk pyetet Agim Shehu per kete tentative? Ka patur apo jo nje tentative te tille?

Perse dhe nga kush kerkohej vrasja e tij?

Apo rasti po i mbetur ne tentative i vrasjes se komandantit te grupit antikrim Vasillaq Sota, po ne të njejten menyre dhe nga i njejti person.

Perse nuk behet nje hetim i plote e i paanshem i ketij grupi kriminal brenda shtetit dhe i perdorur po nga shteti?

Apo kane frike se aty do të dalin te brendshmet e pista te lyera me gjak te ketij shteti kriminal qe kemi krijuar per keto 25 vjet tranzicioni.

Mos u merrni me kaseta perverse e porno te kujdoqofshin, por merruni me krimin 25 vjecar qe ka marre peng shtetin”.

(java / r.a)

Next Post

Plagoset në Durrës i riu, shkak shërbimi për makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In