• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izet Haxhia: Ja sesi u dogj gazeta ‘Koha’ me urdhër të Berishës

by A R
09/03/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi në Facebook, ish-shoqëruesi i Berishës, Izet Haxhia ka rrëfyer se si u dogj gazeta më e madhe në vitet ’90 me urdhër të ish-Presidentit të asaj kohe dhe se kush i vuri flakën.

Më poshtë postimi i potë:

Meqë sot është 9 Marsi, që mbahet mend si dita e marrëveshjes së krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, por që në të vërtetë është marrëveshje që futi Shqipërinë në kaos dhe nën drejtimin e bandave shtetërore dhe atyre të rrugës që ishin në koordinim e bashkëpunim të plotë me njëra tjetrën, në grabitjen, plaçkitjen dhe cënimin e jetës dhe lirisë së qytetarëve të pambrojtur…

Pasojat e kësaj marrëveshje të krimit ndihen edhe sot  e kësaj dite në vendin tonë,  kjo marrëveshje solli  konsolidimin e shumë bandave të krimit shtetëror, disa prej të cilave i eleminuan në luftën e egër për territore e supremaci dhe disa të tjera vazhduan karrierën kriminale duke ndërruar pronarë sipas pushtetit dhe vazhdojnë akoma edhe sot më të fuqishme se kurrë në veprimtarinë e tyre mafioze e kriminale të lidhura me sferat e larta të politikës dhe me nder me thënë të së ashtequajturës drejtësi …por do sqaroj një ngjarje që është përfolur shumë, sepse është sulmi më i rëndë terrorist që i është bërë shtypit  të lirë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve të tranzicionit të pafund.

E kam fjalën per djegien e gazetës së parë opozitare ndaj një diktatori të ri që po përvijohej në politikën shqiptare, Berishen dhe këtë opozite po e kryente  gazeta “Koha Jonë”, e cila ra pre e hakmarrjes primitive te shtetit dhe veglave te tij te bindura. Opozita e kesaj gazete ndaj Berishës, e filluar qe ne krijimin e saj ne 91 me intervisten e Frrok Çupit, ku akuzonte Berishen si diktatori që vazhdoi ne vitet e sundimit te Sulltanit të parë dhe kulmin e saj e arriti me editorialin po të Frrok Çupit, shkruar nga Vlora, por që ishte po ky Frrok Çupi, që se bashku me pronarin e kësaj gazete, Nikollë Lesi, vite me vonë u futen në stanin e Berishës tashmë kryeminister,  të atij Berishe që dikur i kishte djegur  e përcëlluar  me seli e kompjutera bashkë, i kishte futur në listat e vdekjes në atë mars të 97-ës. Nuk çuditem nga asgjë që ndodh në politikën kriminale shqiptare, as ky kapërcim ylberi i këtyre të dyve si shumë të tjerëve.

Ti rikthehem asaj  ngjarje që lidh natën e dy marsit me tre marsin. Pasi Sulltan Berisha i dytë ishte zgjedhur me unanimitet  të plotë nga parlementi i dalë nga zgjedhjet më të ‘lira’ e ‘të ndershme ‘ në historinë e pluralizmit, puna e parë që bëri ishte të ndeshkonte  gazetën “Koha Jonë”.

U thirr me urgjence ne presidencë gjenerali i sapo graduar  Gazidede dhe u ngarkua nga Padishahu t’i  jepte një mësim të mirë këtyre të kuqve të gazetës “Koha Jonë” që kishin nxitur rebelimin e kuq në Jug. Atë pasdite të trazuar kishte filluar nën drejtimin e Shabës shpërndarja e armëve të dhëna nga Shik-u për militantët e PD-së.
Si duket partia jonë nuk e kishte emrin demokratike, por Nacional Socialiste…

Aty nga ora dy e natës një grup shiks-ash, që ishin në drejtim të kësaj ekspedite ndëshkuese të përbere edhe nga rekrutët e sapo armatosur të Shabës dhe pjestarë të policisë rrethuan e sulmuan këte gazetë.

E kam ndjekur ne distancë këtë akt vandal sepse nuk duhej të dukesha pasi ngaqë njihesha  e kompromentoja kete veprim terrorist edhe pse me  thënë të drejtën duart më hanin për ta shkatërruar këtë fole ‘armiqsh’ të popullit. Në të vertetë ne po tregonim se ishim armiqtë e media së lire. Operacioni drejtohej nga shefi i grupit operativ të Shik-ut,  Arjan Çengo dhe  oficeri i policise me origjine nga tropoja Bajram Hajdarmeta, shok i oficerit të mëvonshëm dhe “yllit”  të Berishes, Agron Kuliçi, vellai i eksponentit, të PD-së dhe spiunit personal të Berishës Sami Metalia si edhe shumë efektivë të tjerë.

Fitorja u arrit shpejt! Gazeta “Koha Jonë”  kishte perfunduar e djegur, e shkrumbuar per t’ja mbyllur zërin për disa kohë…

Na prisnin akoma beteja të reja në shërbim të Sulltanit blu, ‘mik’ i ngushte i shtypit te lire …

Dita

Next Post

Rritet pagesa e papunësis, nga 6850 lek shkon në 11 mijë lek në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In