• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ivanov kthehet nga Turqia, por nuk jep shpresë për kryeministrin

by Java News
07/05/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov është kthyer në vend nga vizita e tij private në Turqi, megjithatë akoma nuk dihet nëse do të japë mandatin për formim të Qeverisë.

Disa ditë pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim Ivanovin se është formuar shumicë parlamentare, nga kabineti i Presidentit nuk bëjnë me dije nëse ka qëndrime të reja përpos atij që tashmë është bërë publik.

 

“Kabineti i kryetarit konfirmon se ka arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorgje Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, konfirmuan nga Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov.

Gjithsesi ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia japë Zoran Zaevit. Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski vlerëson se qytetarët përmes zgjedhjeve tashmë ia kanë bartur sovranitetin shumicës parlamentare.

“Përfundimisht mendoj se do të vetëdijesohet dhe se mandati do të jepet. Nëse vjen deri aty sa Ivanov të jetë aq kokëfortë e të mos e japë mandatin, atëherë shumica parlamentare është e detyruar që vetë ta marrë mandatin, sepse sovraniteti buron nga qytetarët, qytetarët këtë e kanë bërë dhe shumica parlamentare pikërisht duke e shfrytëzuar mundësinë nga Neni 2 i Kushtetutës së RM-së mund vetë ta kryejnë zgjedhjen e qeverisë”, deklaroi Trëndafil Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

I të njëjtit mendim është edhe profesori Arsim Sinani. Sipas tij, presidenti Ivanov mund të jetë peng i Nikolla Gruevskit, por ai nuk mund ta pengojë më procesin e formimit të Qeverisë.

“Nuk mendoj se Ivanovi nuk mund ta japë mandatin për themelimin e qeverisë së ardhshme, por mendoj se Ivanovi ka qenë dhe vazhdon të mbetet peng i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Gordana Jankullovskës, Çavkovit dhe atij grupi të njerëzve të cilët e sollën Maqedoninë në gjendjen në të cilën është sot.

Nëse Ivanovi nuk e jep mandatin me të drejtë 67 deputetët të cilët tanimë përbëjnë shumicën e re parlamentare, ku janë partitë shqiptare në bllok dhe LSDM-ja, nuk duhet të presin as 1 minutë, por do të duhet ta themelojnë qeverinë e re”, tha Arsim Sinani, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Ditë më parë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi se do ta takojë edhe një herë Ivanovin për ta njoftuar me programin e Qeverisë së re dhe për ta siguruar se do të angazhohet për Maqedoni unitare dhe për të ardhme euro-atlantike. Ndërsa kryeparlamentari, Talat Xhaferi paralajmëroi se Kuvendi do ta votojë Qeverinë e re edhe në rast se Presidenti Ivanov nuk e jep mandatin, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ PD e kthen çadrën në zyrë funeralesh

FOTOT/ PD e kthen çadrën në zyrë funeralesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

October 1, 2026
“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

October 1, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

GJKKO shtyn përsëri seancën ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten me 5 mijë lekë, pezullohen afatet

October 1, 2026
Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

October 1, 2026
“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

October 1, 2026
I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com