• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu përmend emri tek emisioni i “RAI3”, flet Petritaj: Dy kontratat e dhurimit s’kanë asgjë kriminale

by Java News
01/05/2024 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pëllumb Petritaj, njeriu i lançuar në emisionin “Report” në televizionin italian “RAI 3”, si firmëtar në një kontratë dhurimi të një sipërfaqe toke në Zvërnec të Vlorës tek fondacioni Italian “Eftimiadi”, ka vendosur të thyejë heshtjen disa vjeçare e të sqarojë sipas tij, të vërtetën e asaj kontrate dhurimi, që siç thotë ai herë pas herë lançohet si kriminale në televizionet italiane por dhe në mediat shqiptare.

I kontaktuar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Petritaj thotë se dy kontratat noteriale të dhurimit nuk kanë asnjë prapaskenë kriminale apo benefit politik, por kanë lindur si një detyrim që familja Shehu, ja kishte familjes Eftimiadi, për shkak të një mbivendosje toke e cila ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe kjo pronë ishte zhvilluar duke u ndërtuar pallate.

Petritaj është njëri nga firmëtarët e këtyre kontratave dhe në këto dokumente ka përfaqësuar vullnetin juridik të Artur Shehut, për të dhuruar pjesët takuese, fondacionit italian, që zotërohej nga Luka Eftimiadi.

Përfaqësuesi ligjor i kësaj familje në Shqipëri dhe Itali, ka qenë avokati Ëngjëll Agaçi, që sot shërben si sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave dhe sipas Petritaj nuk kishte asnjë prapavijë politike në atë kohë.

“…në vitin 2009 fondacioni “Eftimiadi” kërkonte pronat e tij në Shqipëri dhe kishin konstatuar një seri problematikash. Ky fondacion kontaktoi përmes avokatit, të ndjerin Ramiz Shehu (babai i Artur Shehu) i cili i adresoj te unë si përfaqësuesi i tyre ligjor. Kishte lindur një problem ndërmjet pronave të familjes “Eftimiadi” dhe asaj “Shehu”.

Me pak fjalë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku dy familjet e nderuara trashëgonin sipërfaqe toke dhe kishin qenë më parë komshinj mes njëra-tjetrës, ishte bërë një mbivendosje prone, ku fondacioni kishte pretendimet e veta gjithashtu edhe familja Shehu, e cila e zotëronte ligjërisht si pronë. Pasi u konsultova me Ramiz Shehun vendosem që këtë konflikt interesash mos ta zgjidhnim në rrugë gjyqësore por në një marrëveshje midis palëve, me qëllim të shmangnim dhe kalvarin e proceseve gjyqësore…”-thotë për “Ora News” Pëllumb Petritaj./ora

Next Post
Në makinë me fara kanabisi, momenti kur policia kap në flagrancë 23-vjeçarin në Shkodër

Emri/ Shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku në Tiranë, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Ato prona janë në territorin shqiptar!Kush ka të drejtë t’ia dhurojë një fondacioni të huaj?!…Flitet për dhuratë z.Petritaj…A e kupton juridikisht se ç’thua?!.. Janë tokat e Atdheut…jo të tuat..

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In