• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Iu përgjigjën thirrjes “Pusho Shqip”/ Mbi 800 mijë kosovarë erdhën në Shqipëri për pushime vetëm në gusht

by Java News
31/08/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit. Të shtunën dhe sot (e diel) ka pasur fluks te jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve nga Kosova. Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Sikurse çdo fundjavë edhe këtë herë qytetarët e Kosovës kanë” mësyrë” Shqipërinë për të pushuar. Kolona të gjata janë krijuar në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Vërmicë. E njëjta situatë ka qenë edhe ditën e shtune.

Llogaritet që mëngjesin e së shtunës të kenë hyrë 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mije mjete. Destinacionet nisin me Shëngjinin,Velipoja, Durresi dhe shkojnë deri poshtë në Jug..

Pritje deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare në Vërmicë është një numër i madh i veturave të cilat po presin për të kaluar në Shqipëri. Numri I lartë ka bërë që pritjet për të kaluar nga Kosova në Shqipëri në këtë pikë kufitare të shkojnë deri në 20 minuta sipas Qendrës për menaxhim kufitar ndërkohë që ka krijuar kolona deri në 200 metra. Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.

Gjatë gjithë këtij muaji, fluksi ka qenë i lartë, pavarësisht se ky muaj shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka bërë me dije se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës. Por shifrat mund të jetë më lartë pasi gjatë gushtit çdo ditë në mëngjes e mbrëmje ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në Vërmicë dhe numri i qytetarëve të Kosovës që pushuan këtë verë në Shqipëri, do ti kalojë pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues.

Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Vërmicë 686 mijë e 467 persona. Qytetaret nga Kosova jo vetëm kësaj radhe por në vazhdimësi mbajnë primatin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

Kujtojmë që rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë./ monitor

g.kosovari

Next Post
‘DRSHTRR në Laç nga një godinë që përmbytej në ambiente me standarde europiane’/ Rama: Zgjidhje përfundimtare

'DRSHTRR në Laç nga një godinë që përmbytej në ambiente me standarde europiane'/ Rama: Zgjidhje përfundimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In