Policia e Tiranë ka ndaluar gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të cilit pas një kontrolli në banesë iu gjetën 300 milieonë lekë cash.
Tashmë, priten veprime të mëtejshme ndaj gjyqtarit i dyshuar për korrupsion. Pavarësisht përfundimeve lidhur me këto dyshime, ai rrezikon të përballet me një tjetër akuzë, atë të fshehjes të së ardhurave.
Pas kontrollit të banese gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht mbahet në qeli.
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KLD për rastin dhe pritet që të vendoset nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestin e gjyqtarit./a.m.










