• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iu drejtua kryeministrit grek “qirje Mitsotaqis“, OMONIA acarohet me Ramën: Helenizmi nuk fle, jeton në liri. Do marrësh përgjigjen që meriton

by Java News
20/10/2022 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OMONIA është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit një ditë më parë, në fshatrat minoritarë në Gjirokastër.

Ata janë revoltuar shume pse Edi Rama bëri një video për kryeministrin grek Mitsotaqis, të cilit i drejtohej “Qirje Mitsotaqis”.

Në fund, OMONIA thotë se Rama do marrë përgjigjien e merituar nga ata.

“Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të minoritetit etnik grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!!

Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi i përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik.

Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë helenike.

Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama.

Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për minoritetin etnik grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës.

Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë helenizmin.

Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish!

Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua.

Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë!

Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm.

Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton”, thuhet në reagim./m.j

Next Post
Rama këshillon të rinjtë: Mos hiqni dorë nga ëndrrat me syhapur! Ermonela Jaho thoshte se do këndoj në “La Scala”, nuk e…!

Rama këshillon të rinjtë: Mos hiqni dorë nga ëndrrat me syhapur! Ermonela Jaho thoshte se do këndoj në “La Scala”, nuk e...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com