• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Its’ the system, stupid!

by Astrit Patozi
07/10/2019 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Kosova zgjodhi dje qartësisht ndryshimin, më shumë se sa rotacionin politik. Sepse nuk votoi thjesht opozitën, por mbi të gjitha shpresën se dikush tjetër mund të jetë më i mirë se qeveria. Ndryshimi dhe rotacioni janë dy gjëra të ndryshme, të cilat jo gjithmonë mund të shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Shqiptarët e Kosovës vendosën dje të qeverisen prej atyre që ditën të ndryshojnë edhe duke qenë në opozitë. Në përmbajtje dhe në formë dhe kjo ka ndodhur me të dyja partitë fituese. Ndaj edhe jo rastësisht ato u shpërblyen.

Kjo vlen të kuptohet prej të gjithë atyre që mendojnë se për të fituar mjafton të jesh e keqja më e vogël dhe thjesht ke nevojë për durimin e caktuar në pritje të radhës.

Që do të thotë se për të mundur patjetër qeverinë duhet të përgatitesh për të sjellë ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin. Sepse nuk është aspak çudi që, duke pritur që ajo të rrëzohet vetë, të mos arrish as njërën nga të dyja.

Në fakt, jemi e njëjta racë dhe i njëjti popull. Me të njëjtat virtyte dhe vese, me të njëjtën ADN dhe predispozitë genetike, dhe natyrisht me të njëjtët heronj dhe tradhtarë. Madje po të krahasoheshim me një familje, Kosova do të kishte qenë vëllai i vogël dhe më i përvuajturi nga fati historik. Prej të cilit me të drejtë do të kërkohej dhe pritej që gjithmonë ta mbante kokën e kthyer nga shteti amë për t’u orientuar drejt.

Por sot na bën të ndjehemi të turpëruar, kur shikojmë se me çfarë qetësie dhe pjekurie përjetohen dhe kapërcehen zgjedhjet në anën tjetër të kufirit, që ndan shqiptarët me njëri-tjetrin. Ndërkohë, që në këtë nahinë tonë ne nuk biem dakord as të përcaktojmë rregullat për të hyrë në garë, se për rezultatin nuk bëhet fjalë fare të merremi vesh.

Dhe pyetja është se kush e bën diferencën. Mos u lodhni kot të gjeni arsye të mëdha gjeopolitike dhe as ndonjë mallkim të lashtë perëndish, që na ka veçuar, jo vetëm nga Europa, ku duam të shkojmë, por edhe prej Kosovës sonë.

It’s the system, stupid! Është thjesht sistemi i gabuar politik, i cili në Shqipëri praktikisht i ka dhënë të gjitha provat se ka falimentuar. Ndërkohë që, jo vetëm mbrëmë, nga Prishtina ke pasur mundësi të shohësh, se si modeli i duhur funksion dhe prodhon demokraci e maturi politike për t’u marrë shembull.
Ndaj edhe jemi katandisur në një shtet gjysmagjel, ku nga njëra anë, qeveria nuk po di çfarë të bëjë me një mbipushtet, që i ka mbetur në dorë, dhe nga ana tjetër, opozita e vetëpërjashtuar, që nuk po di si të rikthehet aty ku e ka vendin.

Dhe megjithë këtë krizë të pashembullt, që po gërryen çdo ditë shoqërinë, nuk shihet ende asnjë shenje serioze se mund të ketë ndonjë reflektim. Ndaj edhe sot të gjithë flasin me krenari për Kosovën, duke treguar me gisht kundërshtarin e vet në Tiranë, të cilit i faturojnë me lehtësi të admirueshme shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngecjeje spektakolare.

Kjo është arsyeja se përse sot në Shqipëri nuk ka nevojë të lodhesh shumë për ta kërkuar Albin Kurtin. Sepse atë e gjen menjëherë, jo vetëm në të gjitha partititë tona politike, por edhe në kioskat e vogla të lagjeve periferike, ku konsumohet raki me qofte. Puna është se është e pamundur t’i gjesh, edhe po t’i kërkosh me qiri, Kadri Veselin dhe Ramush Hajredinajn, sepse ata nuk ekzistojnë.

Sepse në këtë vend është më e lehtë të humbasësh gjithmonë, sesa ta pranosh humbjen qoftë edhe vetëm një herë.

Next Post
Itinerari, ja zonat që do të përshkojë Maratona e Tiranës

Itinerari, ja zonat që do të përshkojë Maratona e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In