• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italianët “tërbohen” me turistin që shkarravit murin e Koloseut, rrezikon gjobë dhe burg

by A R
27/06/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italianët janë tërbuar pasi një video që tregon një turist duke gërvishtur në murin e Koloseut të lashtë të Romës emrin e tij dhe të të dashurës, qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale dhe u bë virale.

“Ivan + Hayley 23” shkruan turisti në mur duke përdorur çelës, ndërsa një kalimtar i rastësishëm e ka filmuar dhe ka postuar videon online.

Sipas atij që e filmon data 23 në një prej tullave me gjasë tregon datën e vizitës së çiftit. Burri që gdhend në mur buzëqesh drejt kamerës kur kuptoi se po filmohej.

Nën video, një komentues shkruan: “A je serioz mor burrë? Kjo është çmenduri o njeri budalla”.

Përdorues të tjerë nxituan të komentojnë, duke shprehur zemërimin e tyre dhe gjithashtu i kërkuan personit që e postoi që ta dërgonte videon në polici, në mënyrë që vandali të arrestohej.

Nëse arrestohet, ai mund të përballet me një gjobë masive, e cila në të kaluarën ka qenë deri në 17,000 £. Ai madje mund të përballet edhe me një vit burg.

“Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të paqartësisë së madhe që një turist të prishë një nga vendet më të famshme në botë, një trashëgimi historike si Koloseu, për të gdhendur emrin e të fejuarës së tij”, tha në një deklaratë, ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano.

“Shpresoj që kushdo që ka bërë këtë gjest në Amfiteatrin Flavian do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, shtoi ai.

Ndërkohë, drejtoresha e Koloseut Alfonsina Russo tha për DailyMail: “Karabinierët po punojnë për të identifikuar këtë person dhe ne do të shohim nëse mund ta ndalojmë atë”.

Po ashtu, një zëdhënës i policisë në Romë shtoi: “Ne jemi informuar për këtë incident dhe po kërkojmë të identifikojmë fajtorin dhe kur ai të kapet, do të ndëshkohet”.

Kjo nuk është hera e parë që turistët gjobiten për vandalizimin e atij që besohet të jetë amfiteatri më i madh në botë.

/a.r

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/06/ssstwitter.com_1687811268490.mp4
Next Post
Rruga e hapur e PD për t’u rikthyer në pushtet

Një propozim absurd për Berishën dhe nga Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In