• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italianët dërgojnë dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë, është në kërkim policor

by Java News
22/09/2017 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se po shqyrtojnë vendimin e Gjykatës së Milanos, ndërsa vendimi për ekstradimin do të merret nga Gjykata e Durrësit. Hatija është në kërkim policorë pas vendimit të Apelit në Durrës që dha masë sigurie me burg mbi kërkesën e ekstradimit nga Interpol Roma

Nga Elton Qyno

Vendimi i Gjykatës së Milanos në Itali që e dënon Alket Hatinë me 20 vjet burg është përkthyer dhe u ka mbërritur autoriteteve në Tiranë, por burime të prokurorisë thonë se ende nuk është e qartë nëse akuzat janë të njëjtat me ato për të cilët Hatija është dënuar më parë në Shqipëri.

Hatija vijon të jetë në kërkim policorë. Ai u arratis pasi Gjykata e Faktit në Durrës vendosi ta linte të lirë më 11 korrik të këtij viti, duke përdorur si argument edhe pretendimin e mbrojtjes se ai ishte dënuar njëherë për këto vepra penale edhe pse gjykata nuk e kishte në atë moment vendimin e drejtësisë italiane, për të dalë në atë përfundim.

Vendimi i cili sipas prokurorisë së Durrësit kishte “bërë ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”, shkaktoi përplasje mes institucioneve të drejtësisë dhe u bë shkak për inicimin nga Ministria e Drejtësisë e një procedimi disiplinor ndaj gjykatësit Petraq Çurri. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim, por pas caktimit të masës së sigurisë me burg policia nuk e gjeti në banesë të kërkuarin nga Interpol Roma.

Ndërkohë vendimi i Gjykatës së Milanos së bashku me kërkesën për ekstradim ka mbëritur në Tiranë pak ditë më parë dhe tashmë është përkthyer. Megjithatë ende sipas burimeve të prokurorisëë nuk është e qartë nëse ky vendim gjyqësor është i njëjtë me atë që ka marrë gjykata e Krimeve të Rënda kundër Alket Hatisë apo jo, argument që u përdor nga mbrojtja e Hatisë që ky të fitonte lirinë në fillim të Korrikut.

Në vendimin e drejtësisë italiane të cilin BIRN e disponon evidentohen shumë episode të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, por prokuroria tha se është në verifikim e sipër rast pas rasti të episodeve për të parë nëse ato janë shqyrtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2010. Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë BIRN se dosja do të dërgohej në gjykatën e Durrësit,  ku do shqyrtohej nëse Hatija do të esktradohej apo jo.

Alket Hatija i cili u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, kishte përfituar edhe më herët nga vendimet e drejtësisë shqiptare.

Hatija i cili u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010, përfitoi liri me kusht në vitin 2014, pasi gjykata e quajti të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak se “bashkëshortja vuante nga sëmundje kronike”.

ma.me

Next Post
Mesazhi i Ramës për Greqinë: Duam miqësi reciproke e bashkëpunim, por…

Rama në Zërin e Amerikës: Nuk ka urgjencë për ligjin e Mbetjeve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com