• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Zërin e Amerikës: Nuk ka urgjencë për ligjin e Mbetjeve (VIDEO)

by A R
22/09/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma Zgjedhore duket se është futur në ngërç ende pa nisur punën. Në një intervistë nga SHBA për VOA, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të pranojë kushtet e PD, pasi tryeza e dialogut nuk mund të jetë e parapërcaktuar.

“PD ka të drejta dhe detyrime të dëgjojë edhe kërkesat e palës tjetër. Nuk mund të ecim në menynë e parapërcaktuar nga PD.

E mirëkuptoj kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë me një menu të përcaktuar. Ne jemi gati të përfshihemi në reformën zgjedhore, por jo sipas ritmit të PD, por të dakordësuar bashkë” deklaroi ai.

Deklarata e Ramës ishte një përgjigje për Bashën, i cili pak ditë më parë parashtroi tre kushtet e demokratëve për reformën zgjedhore, që ishin votimi dhe numërimi elektronik, reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe përfaqësim më të lartë të qytetarëve.

Kryeministri Rama ka sqaruar se përse PS tërhoqi projektligjin për dekoratat dhe dekretin për mbetjet.

“Kryetari i grupit ka qenë i qartë, do të rikthejmë në një diskutim të gjerë këtë temë, që lloj-lloj sharlatanësh kërkojnë që të fitojnë pikë duke mashtruar dhe në respekt në publikut do të marrim kohën e duhur që njerëzit ta kuptojnë që bëhet fjalë për një proces modernizues të Shqipërisë dhe mundësisë për një kapacitet riciklues për mbetjet e gjelbra, si kur e kanë vendet e tjera. Megjithatë nuk ka urgjencë, qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara.

Përsa i përket dekoratave, projektligji kërkon një rishikim për ta përmirësuar më shumë atë nisëm ligjore, jam lajme të mira, kur një shumicë e fuqishme ka edhe kapacitetin të reflektojë në funksion të respektit për veten që cdo nisëm të jetë sa më e përsosur” deklaroi ai.

I pyetur për deklaratat e Bashës se marrëveshja e 18 majit ka vdekur, Rama u shpreh se të gjithë duhet të bashkohen për të mirën e vendit, atëherë kur ka nevojë.

“Secili zgjedh qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë qasje nuk mund të përjashtojë Shqipërinë, që ka nevojë për të gjithë.

Ne do të këmbëngulim në cdo rast të ftojmë palët e tjera në bashkëpunim në të mirë të vendit, pasi ka humbur shumë kohë me konflikte, që nuk kanë sjellë ndonjë vlerë.

Është koha të bëhemi bashkë për Shqipërinë. Për shumëcka jemi të ndarë do të vazhdojmë që të përplasemi në llogoret tona” përfundoi ai.

Më parë keni fajësuar LSI, tani i keni votat i vetëm për të qeverisur….

Nuk kemi fajësuar persona, apo subjekte të veçanta, unë e kam vlerësuar cka koalicioni i mandatit të parë bëri. Edhe vota e 25 qershorit e nxori në pah, një faqe e re është hapur dhe ne do të bëjmë çmos ta shkruajmë për një ekonomi më të fortë, me më shumë investime të huaja dhe shërbime më dinjitoze për qytetarët.

Ka mosbesim nga Basha, i cili tha marrëveshja e majit ka vdekur…

Secili zgjedh qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë qasje uk mund të përjashtojë Shqipërinë, që ka nevojë për të gjithë. Ne do të këmbëngulim në cdo rast të ftojmë palët e tjera në bashkëpunim në të mirë të vendit, pasi ka humbur shumë kohë me konflikte, që nuk kanë sjellë ndonjë vlerë. Është koha të bëhemi bashkë për Shqipërinë. Për shumëcka jemi të ndarë do të vazhdojmë që të përplasemi në llogoret tona.

Qindra banorë në Shkozë po ankohen për shembjen e banesave, ka pakënaqësi…

Shkoza nuk meriton koment deri në Nju Jork, por është një proces si gjithë të tjerat, që të shemben ndërtimet pa leje ku pengohet zhvillimi i infrastrukturës, dhe kush ka ndërtuar pa leje, patjetër që nuk mund të pretendojë që të përkëdhelet, as të dëmshpërblehet dhe as të shpronësohet, por meriton të trajtohet me kujdes duke mos e lënë pa strehë, qera për një periudhë të caktuar derisa të akomodohen me forcat t tyre. Pastaj me historitë me arrogancë nuk kanë vend, shteti ka detyrë t’u shërbejë qytetarëve. Të bësh shtet nuk ka shumë rrugë, rruga është e qartë, por do ketë edhe shqetësime të kësaj natyre, që i përkasin një pakice të vogël.

Zoti Rama, dekreti i Nishanit për ligjin e mbetjeve u fut dhe më pas u tërhoq, cili është plani i qeverisë?

Kryetari i grupit ka qenë i qartë, do të rikthejmë në një diskutim të gjerë këtë temë, që lloj sharlatanësh kërkojnë që të fitojnë pikë duke mashtruar dhe në respekt në publikut do të marrim kohën që njerëzit ta kuptojnë për atë që turbullon, që bëhet fjalë për një proces modernizues të Shqipërisë dhe mundësisë për një kapacitet ricikules për mbetjet e gjelbra, si kur e kanë vendet e tjera. Megjithatë nuk ka urgjencë, qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara.

Po për dekoratat?

Ka një kohë të gjatë dhe kërkon një rishikim për ta përmirësuar më shumë atë nisëm ligjore, jam lajme të mira, kur një shumicë e fuqishme ka edhe kapacitetin të reflektojë në funksion të respektit për veten që cdo nisëm të jetë sa më e përsosur.

Cila do të jetë marrëdhënie e re me FMN?

Kjo është një program i ri, që është brenda portofolit të FMN, nuk është vazhdimi i të njëjtit program. Roli i FMN nuk është aq i pranishëm sa ishte, por mbetet i nevojshëm.

Një nga pikat e marrëveshjet së majit, ishte për reformën zgjedhore, a do kërkoni ndryshimin e sistemit proporcional?

PD ka të drejta dhe detyrime të dëgjojë edhe kërkesat e palës tjetër. Nuk mund të ecim në menynë e parapërcaktuar nga PD, por palët duhet të ndërveprojnë. E mirëkuptoj kërkesën e PD, por tryeza e dialogut nuk mund të jetë me një menunë të përcaktuar. Ne jemi gati të përfshihemi në reformën zgjedhore, por jo sipas ritmit të PD, por të dakordësuar bashkë.

Next Post
PD: Rama po blen zgjedhjet në Dibër, janë kërcënuar 300 mësues

Përgjimi i Malltezit dhe sherri Gjana- Mezini, reagon Strazimiri: Ishte i parapërgatitur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com