• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia nuk vjen për shëtitje, sfida e sotme vlen për kokën e grupit në play-off

by A R
09/10/2017 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është tashmë pjesë e “play off”-eve, falë fitores së Belgjikës në shtëpinë e Bosnjës, të vetmit të sigurt, së bashku me një mes Portugalisë dhe Zvicrës, në pritje të sfidave të nëntorit, ndërsa fati i skuadrave të dyta të tjera do të vendoset në dy ditët e ardhshme të ndeshjeve.

Por të gjithë “axurrët” bëjnë mirë ta harrojnë këtë arritje të vogël, sepse Botërori i tyre kalon edhe nga sfida Shqipëri-Itali. Të mos fitojnë sot në Shkodër, me paramendimin se tashmë objektivi minimal është arritur, mund të shtyjë në vazon e dytë katër herë kampionët e botës dhe ky mund të jetë një gabim shumë i madh.

Fitueset

Le të bëjmë një përmbledhje… Jemi në 90 minutat e fundit të eliminatoreve për kontinentin e Europës, duke përjashtuar “play-off”-et e nëntorit. Për momentin janë në Botëror Spanja, Gjermania, Belgjika, Angli dhe Polonia, plus Rusia organizatore. Mungojnë ende 9 kombëtare në apel, një shenjë kjo se në fazën e grupeve ka pasur një ekuilibër të madh, më shumë sesa mund të imagjinohej.

Ndërkohë, Serbia, Franca dhe Islanda nuk pritet që të gabojnë në ndeshjet e radhës, plus njëra mes Zvicrës dhe Portugalisë, të cilat çështjen e vendit të parë do ta zgjidhin në duelin direkt mes tyre, të martën në mbrëmje. Prandaj, e vetmja gjë që për t’u qartësuar më shumë se çdo gjë tjetër është çështja e tetë skuadrave të dyta më të mira.

Të dytat

Në grafikun e renditjes së përkohshme të të dytave, skuadra që do të ketë grumbulluar më pak pikë do të përjashtohet nga gara e “play-off”-eve. Ndërkohë, tetë më të mirat do të jenë pjesë e shortit të 17 tetorit në Zyrih, të ndara në dy vazo, në varësi të renditjes së FIFA-s së këtij muaji, për sfidat vajtje-ardhje, siç ndodh edhe në Kupat e Europës dhe ku natyrisht që në këtë fazë golat në fushën kundërshtare vlejnë dopio.

Me renditjen e zbardhur të shtunën në mbrëmje, kur kanë përfunduar edhe të gjitha ndeshjet e parafundit, aktualisht vazo e parë do të përbëhej nga Portugalia, Italia, Uellsi dhe Danimarka. Në të dytën do të ishin Kroacia, Irlanda e Veriut, Suedia dhe Greqia. Dhe ndoshta, përjashtuar kroatët, me të cilët Italia nuk fiton që prej vitit 1942, të gjitha të tjera mund të ishin një rival i kalueshëm, të paktën në letër…

Italisë i duhet fitorja

Gjithsesi, kjo renditje momentale është subjektive, sepse gjithçka mund të përmbyset. E sigurt është që nëse përfundojnë të dytat, qoftë Portugalia, ashtu sikurse edhe Suedia do të jenë koka grupi.

Ndërsa, Greqia, por edhe Skocia, apo qoftë edhe Sllovakia dhe Sllovenia do të ishin poshtë Italisë dhe nuk do të ndikoheshin nga rezultati që “axurrët” do të merrnin sot në Shkodër. Por kjo, vetëm në sensin se duke fituar në Shqipëri, gjithmonë nëse Franca nuk humbet në ndeshjen e fundit dhe parakalohet nga Suedia, Italia do të jetë në vazon e parë, ndonëse siguri matematikore nuk ka.

Nëse Italia nuk fiton…

Por, ndërkohë, nëse Italia humb sot kundër Shqipërisë, ose barazon, diskutimi për të qenë kokë grupi për djemtë e Venturës bëhet një enigmë e madhe. Renditja e tyre do të ishte nën shifrën 1000 pikë: Portugalia (ose Zvicra), Danimarka, Uellsi, Kroacia (ose Ukraina) dhe vetë Franca mund ta kalojnë që të gjitha katër herë kampionen e botës. Madje, mund të ndodhte edhe paradoksi i madh:

Nëse Italia barazon dhe Suedia fiton, këto dy kombëtare do të kishin të njëjtin koeficient rreziku për të qenë në mes të vazos së parë dhe të dytë, aq sa për të bërë ndarjen do të numëroheshin edhe të mijtat e pikëve të grumbulluara (siç ndodhi në 2014-ën, pasi për të njëjtin motiv Holanda i kaloi italianët në finish, duke i dërguar në vazon e dytë të shortit). Prandaj, e thënë shkurt dhe qartë, në Shqipëri, Italia duhet të fitojë për të mbrojtur nderin e saj dhe për “play-off”-et.

Rregullorja

Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet FIFA ka vendosur që për të rritur spektaklin, por edhe për të ndaluar “llogaritë” mes ekipeve, renditja të varet natyrisht nga pikët, por mbi të gjitha edhe nga golavarazhi, jo më nga përballjet në ndeshje direkte (golavarazh, apo gola në fushë kundërshtare).

Kjo do të thotë se edhe dy skuadra, që kanë të njëjtin numër pikësh dhe pavarësisht faktit se e “dyta” apo e “treta” e një grupi të jetë në avantazh kundrejt njëra-tjetrës në përballjet direkte mes tyre, në fund do të vlejë sasia përfundimtare e golave të shënuar. Vetëm në rast se edhe golavarazhi mes tyre do të jetë i barabartë, atëherë do të merren për bazë rezultatet dhe golavarazhi për ndeshjet direkte mes dy skuadrave që pretendojnë vendin e parë apo të dytë në grup, që lejojnë të luash për një vend në Botërorin rus./P.Sport/a.m.

Next Post
Ishin kthyer në makthin e Torinos, 5 ‘skifterë’ shqiptarë në pranga për 36 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e Torinos, 5 'skifterë' shqiptarë në pranga për 36 vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

May 7, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

May 7, 2026
“Duhet armëpushim i menjëhershëm në Lindjen e Mesme”, Kina dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Duhet armëpushim i menjëhershëm në Lindjen e Mesme”, Kina dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

May 7, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

May 7, 2026
Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

May 7, 2026
BE: Lufta me Iranin nuk justifikon masa emergjente për linjat ajrore dhe turizmin

BE: Lufta me Iranin nuk justifikon masa emergjente për linjat ajrore dhe turizmin

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In