• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia në ankth deri në orën 23:00… më shumë se gjysma e zgjedhësve voton në referendum

by Java News
04/12/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në orën 19:00, pjesëmarrja në referendum ka qenë mbi 57.2%, një shifër kjo që tregon se më shumë se gjysma e zgjedhësve italianë ka votuar.

Por ka ende kohë, pasi rezultatet paraprake do të duhet të priten deri në përfundimin e mbylljes së kutive, ku në disa vende procesi do të quhet i mbaruar në orën 23:00.

Vicenca është vendi ku votimi ka qenë dhe më masivi, me rreth 68% të zgjedhësve që kanë votuar për këtë referendum që i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese, ose i mbyll derën qeverisë së Renzit.

Në Romë përqindja e pjesëmarrjes ka arritur në 56.89% të zgjedhësve, ndërsa në Firenzen e Renzit 67.45%. 

Për cfarë po votojnë Italianët, cfarë sjell referendumi dhe si janë variantet e një PO-je apo një JO-je.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë reduktimin e fuqive të Senatit dhe gjithashtu numrit të senatorëve, nga 315 në 100. Referendumi, i organizuar nga kryeministri Matteo Renzi, bëhet për të reformuar Parlamentin, por nga shumë vetë pritet që të përdoret si një mundësi për të shprehur pakënaqësinë.

Partitë populiste në Itali, përfshirë “Lëvizjen 5 yjet” kanë bërë fushatë që njerëzit të votojnë kundër referendumit, madje duke kërkuar një tjetër referendum për euron. Kryeminstri italian Matteo Renzi ka premtuar dorëheqjen nëse humbet në referendum, ndërsa sondazhet sugjerojnë pikërisht këtë: ai nuk do t’ia dalë dot.

Por dështimi i tij në referendum shkon përtej largimit të kryeministrit të radhës. Humbja e qeverisë në referendum është një sinjal se populizmi në Europë vazhdon të rritet dhe se “Brexit” ishte vetëm shenja e parë.

Shumë votues italianë janë të pakënaqur me plogështinë ekonomike të vendit, ndërsa Europa mban frymën pezull pasi një humbje e Renzit, udhëheqësit të ekonomisë së tretë më të madhe në union, mund të lëkundë stabilitetin financiar të Eurozonës.

Next Post
Trukimet e Skënderbeut, prokuroria e Tiranës nis hetimet për 30 persona

Skënderbeu “ngec” te barazimet, porta të paprekura në ndeshjen me Vllazninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

March 1, 2026
Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In