• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia i heq licencën, “Fly Ernest” nga sot s’do të kryejë më asnjë fluturim/ Aviacioni Civil tregon çfarë duhet të bëjnë udhëtarët

by Java News
11/01/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bën me dije që nga dita e sotme“Fly Ernest” nuk do të kryejë më asnjë fluturim. Në njoftim thuhet se janë pezulluar 4 fluturimet e sotme.

“Më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qera. Por, në orën 16:00, Ernest na informon me një tjetër korrespondencë, AAC-në bashkë me autoritetin ukrainas, se i anullon të gjitha fluturimet nga nesër”, thuhet në njoftim. 

Autoriteti italian i Aviacionit Civil ka njoftuar më herët se nga data 13 janar, e hënë, kompania “Fly Ernest” do të nderpresë të gjithat operacionet ajrore.

Aviacioni Civil Italian mori vendimin për pezullimin e fluturimeve më 13 janar të ‘Fly Ernest’ për shkak të vonesave.

Njoftimi i plotë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar:

Njoftim i rëndësishëm për situatën e kompanisë italiane “Ernest”

Me anë të një tjetër deklarate zyrtare, pas asaj të 29 Dhjetorit 2019, Autoriteti i Aviacioni Civil italian (ENAC), njofton se pezullimi për licencën e kompanisë ajrore “Ernest”, duke filluar nga ora 00:01 të datës 13 Janar 2020, mbetet në fuqi.

Sipas ENAC, kompania e fluturimeve “Ernest”, nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë fluturim dhe transportuesi do të pushojë të gjitha operacionet.

Përgjatë këtyre ditëve, Ernest ka kryer disa fluturime me avionë me qera të shkurtër (ditore) nga kompani të tjera, duke pasur dhe probleme me shërbimin e klientit në telefon, email dhe aeroporte. Kjo sjellje jo korrekte e kompanisë ka bërë që shumë pasagjerë të humbasin fluturimet e tyre dhe/ose vonesa me fluturime alternative.

AAC ka monitoruar nga afër situatën dhe ka informuar publikun nëpërmjet deklaratave për media, për mënyrën se si duhet të veprojnë, duke ndjekur udhëzimet e kompanisë dhe autoriteteve italiane.

Në këtë kuadër, autoriteti italian u kërkon udhëtarëve që posedojnë një biletë të lëshuar nga “Ernest”, të datës 13 janar 2020 e më tej, të mos shkojnë në aeroport dhe të kontaktojnë kompaninë ajrore për çdo informacion.

Sot, më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qera. Por, në orën 16:00, Ernest na informon me një tjetër korrespondencë, AAC-në bashkë me autoritetin ukrainas, se i anullon të gjitha fluturimet nga nesër.

Menjëherë AAC u lidh me drejtuesit e ENAC, të cilët informuan, se edhe ata si autoritet përgjegjës sapo ishin informuar për këtë vendim të Ernest dhe se kompania “i kish garantuar se do të bënte rimbursimet e biletave të shitura”.

AAC rekomandon të gjithë pasagjerëve me bileta të prera me Ernest, të konfirmojnë dhe kontaktojnë kompaninë, aeroportin, agjencinë për statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport. Gjithashtu, të gjithë pasagjerët duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë.

Pezullimi i licencës u lëshua nga ENAC në bazë të dispozitave të Rregullores (KE) nr. 1008 të vitit 2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian.

Më 29 dhjetor Aviacioni Civil italian ka pezulloi licensën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’.  Shkak për këtë pezullim ishin vonesat e shumta në linjën Shqipëri-Itali, si dhe ngatërrimi i destinacioneve.

g.kosovari

Next Post

Shtypi i ditës, e shtunë 11 janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com