• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italia dëboi 2774 emigrantë në 5 muaj, 21% e tyre shqiptarë

by Java News
05/12/2018 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia ka riatdhesuar 2774 emigrantë pa leje të rregullt qëndrimi nga 1 qershori deri më 30 nëntor 2018. Mes emigrantëve të riatdhesuar rreth 21 % e tyre janë shqiptarë.

Shqiptarët e riatdhesur nga Italia renditen të dytët në numër pas tunizianëve, të cilët përbëjnë 32 % të numrit të të dëbuarve nga territori italian. Pas shqiptarëve renditen emigrantët me kombësi marokene, të cilët përbëjnë rreth 13 % të tyre.

Këto të dhëna janë publikuar sot nga ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini në Komitetin Schengen të Parlamentit Italian, i cili merret me politikat e zbatimit të Paktit Shengen në Itali.

Përballë dhjetë deputetëve dhe dhjetë senatorëve, anëtarë të Komitetit Shengen, Slavini referoi gjatë 5 muajve në pozicionin e ministrit është shtuar numri i personave të dëbuar nga Italia për motive sigurie e rrezik terrorizmi.

Janë dëbuar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare 66 vetë kundrejt 48 që ishin një vit më parë.

Sa i takon çështjes së emigracionit e fluksit të azilkërkuesve në Itali, ministri Salvini ka informuar se do të kërkojë ndalimin e misionit europian Sophia (Mediterraneo Eunavformed Sophia) në Mesdhe.

“Më 31 dhjetor skadon afati i këtij misoni,”-tha ai. “Dhe Italia nuk do të jetë e disponueshme për zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.”

Gjithashtu Salvini është shprehur se do të kërkojë rishikimin e rregullave të agjensisë Frontex ndaj normativës së riatdhesimeve si dhe reformës së sistemit të përbashkët të azilit.

Ministri i brendshëm informoi gjithashtu se nga 1 qershori deri më 30 nëntor, numri i emigrantëve të mbërritur në brigjet italiane përmes Mesdheut janë ulur me 83% dhe i emigrantëve të mbërritur nga brigjet libiane janë reduktuar me 92%./oranews

a.ç

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Horoskopi ditor, e enjte 6 dhjetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In