Arrestimi i disa shqiptarëve gjatë kohëve të fundit për grabitje dhe krime të ndryshme në Itali ka shtuar ajtet raciste dhe antishqiptare.
Në qytetin e Italisë, persona të paidentifikuar kanë ngjitur nëpër shtylla dhe mure të ndryshme trakte me mesazhe antishqiptare.
Ja tekstet në këto trakte:
“Hajdutë të shëmtuar shqiptarë dhe rumunë, bij k…
ky lajmërim është për ju. Shumë vjedhje dhe tentativa për vjedhje janë bërë në këtë zonë…
Keni provuar në shtëpinë time dhe në shumë të tjera ia keni dalë. Ju siguroj se nëse kjo do të përsëritet, do të vras dhe torturoj çdo të huaj që ka ardhur të jetojë këtu.
Unë bëj roje, po ju vëzhgoj dhe kur ju nuk e prisni do t’ju vë një thes në kokë dhe do t’ju çoj në shtëpinë time dhe ju siguroj që do t’ju bëj shumë keq.
Ju këshilloj juve që sapo keni ardhur në këtë lagje, të respektoni regullat ndryshe së shpejti do tu vëmë zjarrin shtëpive tuaja. Mbani mend se “për një paguajnë të gjithë”,” thuhet në trakt.