• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Itali, qeveria Gentiloni merr votëbesimin në parlament

by Java News
13/12/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paolo Genitloni merr votëbesimin në Parlamentin Italian. Dhoma e Deputetëve dhe Senati kanë votuar me 368 vota pro dhe 105 kundër për qeverinë e re. Qeveria Gentiloni do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme, pas dorëheqjes së Renzit. Qeveria e re përfshin shumë ministra të qeverisë Renzi, si Pier Carlo Padoan në ministrinë e Ekonomisë, Andrea Orlando në atë të Drejtësisë, Roberta Pinotti si ministre e Mbrojtjes, Carlo Calenda si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Maurizio Martina për Politikat Bujqësore, Gianluca Galletti për Mjedisin, Graziano Delrio për Transportin, Beatrice Lorenzin për Shëndetësinë, Enrico Costa për Çështjet Rajonale, Dario Franceschini për Pasuritë Kulturore, Marianna Madia në dikasterin e Thjeshtëzimit të Administratës Publike.

Ndër emërimet e reja përfshihet kalimi i Angelino Alfanos në dikasterin e Punëve të Jashtme, ndërkohë që ministër i Brendshëm emërohet Marco Minniti, i Arsimit Valeria Fedeli, i Marrëdhënieve me Parlamentin Anna Finocchiaro dhe i Kohezionit Territorial Claudio De Vincenti. Gentiloni ka kandiduar në zgjedhjet politike të vitit 2001 dhe zgjidhet deputet në listat e “ Demokracia është Liri’ Margerita. Nga viti 2005-2006 kryesoi komisionin parlamentar të Vigjilencës Rai.

Me një gjuhe elokuente dhe si një komunikues i zoti ai vijon punën duke u kujdesur për imazhin e partisë Margerita duke kuruar fushatën elektorale të së njëjtës parti. Në vitin 2006 zgjidhet sërish në dhomën e deputetëve, ku nga 2006-2008 është ministër i komunikimit në qeverinë Prodi 2. Mbështetës i projektit të Partisë Demokratike në 2009 afrohet me Renzin. Dhe në 2012 publikon kandidaturën për bashkiak të Romës. Në zgjedhjet politike të 2013 zgjidhet sërish deputet. Ai ka raporte të shkëlqyera jo vetëm me SHBA por edhe me Izraelin e komunitetin hebarik Italian. Në 31 tetor 2014 Renzi e zgjedh ministër të jashtëm duke zëvendësuar Federica Mogherini. Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, franceze dhe gjermane.

ma.me

Next Post
Ambasadori shqiptar në Greqi pranë largimit

Ambasadori shqiptar në Greqi pranë largimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In