• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Itali, po përçahet edhe Partia Demokratike

by Java News
23/02/2017 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike Italiane përçahet. Gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë së kësaj Partie, zhvilluar mbrëmjen e së martës, grupi opozitar i cili ka qënë gjithmonë kundër linjës drejtuese të ndjekur deri më tani nga Matteo Renzi, ka deklaruar largimin nga kjo forcë politike.

Ky grup drejtohet nga Pierluigi Bersani, ish lideri i Partisë Demokratike, si dhe nga emra të rëndësishëm të politikës së majtë italiane si ish kryeministri Massimo D’Alema e ish kryetari i grupit të PD në Parlamentin Italian, Roberto Speranza.

Deputetët opozitarë të Partisë Demokratike kanë vendosur që brenda kësaj jave të krijojnë një grup politik automon si në dhomën e deputetëve ashtu dhe në dhomën e senatit, si dhe duke nisur menjëherë punën për krijimin e një subjekti të ri politik.

Në muajin mars pritet zhvillimi i eventit të parë politik të kësaj force të re, e cila ka si qëllim të bashkoj rreth vetes të gjithë zgjedhësit e zhgënjyer nga politika e ndjekur deri më tani nga Partia Demokratike.

Ende nuk ka shifra zyrtare mbi numrin e deputetëve apo senatoreve që do t’i largohen nga Partia Demokratike dhe pse përllogariten të jenë rreth 20 deputetë e 12-15 senatorë.

Ndërkohë një tjetër opozitar i fuqishëm brenda Partisë Demokratike, Michele Emiliano ka vendosur të qëndrojë në këtë forcë politike duke sfiduar Matteo Renzit e duke shpallur publikisht kandidaturën e tij për Sekretar të përgjithshëm të kësaj force politike.

Nga ana tjetër Partia Demokratike, pas dorëheqjes së Matteo Renzit nga drejtimi i saj, po përgatitet për zhvillimin e zgjedhjeve brenda Partisë, data e së cilave do të përcaktohet nga komisioni i sapo ngritur, i cili do të përcaktoj dhe rregullat e mbajtjes së Kongresit.

Me shumë gjasa priten që këto zgjedhje të zhvillohen në muajin maj, duke respektuar dhe statutin e PD, sipas të cilit 4 muaj pas dorëheqjes së sekretarit të Përgjithshëm duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Blushi: Protestat e PD e PS për pushtet me "patericën" e Metës. Braçe: Dallimet mes çadrës së PS e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

January 28, 2026
“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

January 28, 2026
Ndryshon formula për Maturën 2023/ Provim për t’u pranuar në Mjekësi, ja tri risitë

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën, lista e maturantëve do publikohet më shpejt

January 28, 2026
Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

January 28, 2026
Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

January 28, 2026

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In