• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

by Mero Baze
28/01/2026 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa njerëz që identifikohen me historinë e kombit të tyre duke i dhënë atij gjymtyrët kryesore të mbijetesës në shekuj. Ismail Kadare është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar së paku tre gjymtyrë të rëndësishme, mbi të cilat ai ndihet më i sigurt në mbijetesën e tij.

Së pari, Ismail Kadareja i ka dhënë kombit shqiptar fytyrën e një kombi perëndimor. Shqipëria është një vend i cili në historinë e vet ka nxjerrë edhe personalitete të tjera të mëdha që kanë bërë emër dhe histori brenda Perandorisë Osmane, por asnjëri prej tyre nuk arriti të identifikohet me kombin shqiptar. Ismail Kadareja, një nga shqiptarët më të njohur në botë, e ka identifikuar kombin shqiptar me Perëndimin me veprën e tij dhe me dëshminë e tij intelektuale. Pra, ai është njeriu që i ka dhënë kombit shqiptar fytyrën e tij si komb perëndimor.

Së dyti, Ismail Kadareja është njeriu që i ka dhënë gjuhës shqipe certifikimin si një gjuhë e madhe e letërsisë botërore. Përveçse ai ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin dhe unifikimin e gjuhës shqipe, ai mbi të gjitha ka meritën që standardin e gjuhës me të cilën shkroi veprën e tij e imponoi jo vetëm si gjuhë të gjithë shqiptarëve, por edhe si gjuhën me të cilën shqiptarët i kanë dhënë botës veprat më të mira letrare.

Dhe po të kemi parasysh se shqiptarët gjuhën e kanë elementin më të fortë të identitetit kombëtar, që është mbi fetë e tyre të ndryshme dhe dialektet gegë e toskë dhe mbi copëzimin territorial që kanë, mund të themi pa frikë se Ismail Kadareja i ka certifikuar kombit shqiptar pasurinë më të madhe të tij, gjuhën, si pasuri botërore.

Së treti, Ismail Kadareja i ka dhënë kombit shqiptar dinjitet. Dinjiteti i një kombi është i lidhur pashmangshmërisht me mënyrën se si një komb i reziston errësirës së diktaturave. Letërsia e tij ishte një shembull i dinjitetit moral ndaj diktaturës dhe sot është një dokument i rezistencës mendore kundër komunizmit. Ismail Kadareja po ashtu e trajtoi historinë e Shqipërisë si pjesë të historisë evropiane, edhe kur shkroi për periudhën osmane, për pavarësinë apo diktaturën.

Ai i dha dinjitet historik identitetit shqiptar dhe një autoritet moral në debatin ndërkombëtar.

Në momente të kyçe të historisë së Shqipërisë, sa ai ishte gjallë, fjala e tij kishte peshë edhe në vendimet e diplomacisë ndërkombëtare, siç ka qenë çështja e rënies së komunizmit në vitin 1990 apo çështja e Kosovës në vitin 1999.

Pa Ismail Kadarenë, identiteti i kombit shqiptar do të ishte i gjymtuar në tre nga tiparet e tij themelore: në identitetin perëndimor, në elementin themelor të bashkimit kombëtar që është gjuha dhe në cilësinë kryesore që e bën një komb të pranuar, që është dinjiteti kombëtar.

Të gjithë ata që duan t’i bëjnë dëm Shqipërisë dhe të zhbëjnë këto tre gjymtyrë mbi të cilat qëndron i sigurt kombi ynë, Ismail Kadarenë e kanë jo vetëm armikun e tyre më të madh, por edhe pengesën më të madhe të tyre.

Next Post
Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

Ilir Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrëzon kërkesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

May 12, 2026
SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

May 12, 2026
SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

May 12, 2026
Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

May 12, 2026
“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

May 12, 2026
Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

May 12, 2026
Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

May 12, 2026
“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

May 12, 2026
Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

May 12, 2026
BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In