• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Protestat e PD e PS për pushtet me “patericën” e Metës. Braçe: Dallimet mes çadrës së PS e PD

by Java News
23/02/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e tij në kuvend, Ben Blushi është shprehur se protesta e PD-së është e njëjtë me atë që zhvilloi PS në vitin 2011. Qëllimi i kërtyre protestave është i njëjti, dëshira për të ardhur në pushtet. Sipas Blushit protestat janë të ngjashme pasi janë kryer për hir të “patericës” së Ilir Metës. Ish deputeti socialist ka deklaruar se natën LSI çon protestues tek PD, ndërsa në mëngjes shfaqet kundër saj.

Kreu i LIBRA-s ka shtuar se çadra e PD-së, ka për qëllim sjelljen në pushtet në Sali Berishës, por sipas Blushit, “çadra e Saliut” është shumë e vogël për të mbajtur interesat e popullit dhe për të rrëzuar qeverinë.

Ka disa vjet që përpiqem të provoj sesa shumë i ngjajnë dy partitë e vjetra njëra tjetrës. Sot dua tju them përse. Para 7 vitesh kishim një situatë të ngjashme. Tirana ishte bllokuar në një çadër për shkak të një konflikti politik. Më vjen mirë sot ta them, që unë nuk kam qenë dhe nuk do të jem në asnjërën nga ato dy çadra. Nuk isha në çadrën e vitit 2011 dhe nuk do ttë jem në çadrën e vitit 2017. Shqipëria është kthyer në një metodë çadrizmi… një politikë për të shkatërruar me ngadalë vendin.

Në të dy rastet, nuk u ngritën çadfrat për më pak varfëri, për më shumë liri e solidaritet, por ishte nevoja për më shumë karrierë. Ky ishte thelbi i çadrave në 2011 dhe në 2017. Dje të pasurit pa pushtet protestonin, ndërsa sot protestojnë të pasurit pa pushtet. Dje ishte në rrezik karrigia e Ramës, ndërsa sot ajo e Bashës.

Koha tregoi se paritë e vjetra janë çalamane, e futën në protestë për një patericë, për patericën e Ilir Metës.
Edhe sot paterica e LSI është natën me protestën, e ditën kundër. Natën çon protestues në çadër, ditën kthehet kundër.

Asnjëra nuk vjen në pushtet pa të, dhe prandaj kërkojnë patericën e Metës. Por paterica si të gjitha patericat, e dini ka një zakon, përdoret edhe kur pronari vdes. Paterica e LSI-së do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Dikur protestohej për të ardhur në pushtet, është e njëjta gjë dhe sot. Ndryshimi i vetëm është ky, protesta e djeshme ishte aposteriori, ishte pas zgjedhjeve, ndërsa sot është apriori, sepse protestohet para zgjedhjeve.

Shumë njerëz, edhe unë do donim të ishim në një çadër që do të rrëzonte qeverinë, por jo në çadrën e Saliut, që kërkon të kthejë atë në pushtet. Çadra e Saliut, është shumë e vogël për të mbajtur gjë.”-tha Blushi

Braçe: Ndryshimet mes çadrës së PS dhe PD-së 

Deputeti socialist ishte ai që në Kuvend iu përgjigj akuzave dhe deklaratës së Ben Blushit se përse çadra e protestës së PD sot, nuk mund të krahasohet dhe ngjajë me çadrën e PS para disa vitesh.

“PS s’ka hyrë në greve urie në 2012, as në 2013, PS dhe jo vetëm, hyri në fillim të vitit 2010, kur s’kishte asnjë kusht nga BE por ku ato që ishin vënë në diksutim ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. PS kishte vetem nje kerkese, të shikonte votat në kutitë e votimit.

Ka pranuar rezultatin dhe ka kërkuar thjesht të shohë votat. Një praktikë normale që ndodh sot kudo në botë, një rutinë e sistemeve demokratike elektorale, ju mohua vetëm kjo kërkesë dhe shkoi drejt tentativës për të plotësuar këtë kërkesë në grevë urie

në një cadër.Në atë cadër kishte njerëz të zakonshëm, në atë sallë kishte edhe deputetë, në atë sallë s’kishte hajdutë, në atë cadër s’kishte as vrasës.

Nëse në këtë sallë ka njerëz që s’bëjnë dot dallimin mes atij që ka vrarë 4 veta dhe atyre që ishin në atë sallë të vjedhur të grabitur në të drejtën e tyre, …nëse në këtë sallë ka njerëz që s’bëjnë dot dallimin midis ish ministrave të qeverisë së Berishës që për 8 vite me rradhë vodhën, grabitën, shitën pasuri publike, dhe atyre njerëzve të zakonshëm që ishin, kjo prap është shumë dhe për këtë duhet ulëritur. Cdo tentativë për të prodhuar argumenta që të përqaset ajo cadër me atë cadër, ajo kohë me këtë kohë, me këto zgjedhje që dikush i prodhon si alibi per humbjen e neserme, kjo është cështje që s’i duhet shqiptarëve”, tha Brace.

/java/a.k

Next Post
Kryeministri kanadez merr në krah një person me aftësi të kufizuara për të zbritur shkallët

Kryeministri kanadez merr në krah një person me aftësi të kufizuara për të zbritur shkallët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In