Një biznesmen shqiptar është qëlluar me kaçavidë në kokë pas një sherri me një bashkëkombës. Ngjaja ka ndodhur dje pasdite në Pratola Peligna pasdite, ndërsa autori është një 48-vjeçar.
Sipas mediave italiane, pas debatit me biznesmenin 50-vjeçar të ndërtimit, ai e goditi me kaçavidë në kokë. I plagosuri pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut.
Policia është vendosur në kërkim të autorit dhe zbulimit të motivit të sherrit, që nga të dhënat e para mendohet se ka qenë një grua.
/a.r