• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali/ Ndryshojnë rregullat për hyrjen dhe qëndrimin e punonjësve sezonalë

by Java News
24/11/2016 15:19
NAOUSSA GREECE- AUGUST 20 2014: Workers placing ripe peaches in crates at the factory of Agricultural Cooperative of Naoussa Greece. The famous "Naoussa Peaches" are the area’s main product.

NAOUSSA GREECE- AUGUST 20 2014: Workers placing ripe peaches in crates at the factory of Agricultural Cooperative of Naoussa Greece. The famous "Naoussa Peaches" are the area’s main product.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Norma të reja për punonjësit sezonalë të huaj që çdo vit shkojnë në Itali për t’u dhënë një dorë ndërmarrjeve bujqësore, hoteleve dhe restoranteve. Dekreti legjislativ nr. 203 i 29 tetorit 2016 me të cilin Italia përvetëson “direktivën 2014/36/BE mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të qytetarëve të vendeve të treta për motive punësimi në punë sezonale” mbërriti në Gazetë Zyrtare më 9 nëntor dhe do të hyjë në fuqi më 24 nëntor.

Më poshtë gjeni risitë kryesore që sjell norma e re ndërsa në këtë lidhje tekstin e plotë të dekretit. Dekreti specifikon që sezonalët e huaj mund të punësohen vetëm në sektorët “bujqësor dhe turistik-hoteleri”.

Ai thjeshton lëshimin e autorizimeve shumëvjeçare të hyrjeve, që shkëpusin mbërritjen e punonjësit nga dekreti i flukseve: do të mjaftojë të ketë qenë në Itali si sezonal të paktën një herë në pesë vjetët e fundit dhe jo për dy vjet të njëpasnjëshëm siç është sot.

Edhe rregulli i heshtjes-miratim pas 20 ditëve nga kërkesa e autorizimit do të vlejë nëse punonjësi ka qenë këtu të paktën një herë në pesë vjetët e fundit, ndërsa sot duhet të ketë qenë këtu një vit më parë.

Bëhet më i thjeshtë edhe konvertimi i lejeqëndrimit për punë sezonale në një leje për punë josezonale kur punonjësi ka në dorë një ofertë pune me kohë të përcaktuar apo të përhershme: kërkesa do të mund të paraqitet pas tre muajsh punë sezonale, ndërsa sot kjo mundësi u rezervohet atyre që kanë qenë këtu si sezonalë në vitet pararendëse.

Risi e rëndësishme ka të bëjë me të pasurin në dispozicion të strehimit që duhet të tregohet nga punëdhënësi. Dekreti specifikon që qiraja e mundshme nuk mund të jetë e tepruar në krahasim me cilësinë e strehimit dhe pagën e punonjësit të huaj, dhe sidoqoftë, nuk duhet të jetë më e lartë se një e treta e rrogës. Për më tepër, nuk mund të mbahet automatikisht nga rroga.

Së fundi, më shumë mbrojtje për ata që thirren këtu nga ndërmarrje që nuk kanë mundësitë për të çuar deri në fund praktikën e punësimit. Nëse refuzimi apo heqja e autorizimit apo i lejes së qëndrimit do të kenë për shkak punëdhënësin, ky do të duhet sidoqoftë t’i japë punonjësit rrogat që i kishte premtuar për muajt gjatë të cilëve do të kish punuar në Itali.

ma.me

Next Post
SHBA, 6 anëtarë të Kolegjit Elektoral ndryshojnë mendje: Votojmë për Clinton

SHBA, 6 anëtarë të Kolegjit Elektoral ndryshojnë mendje: Votojmë për Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In