• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, 6 anëtarë të Kolegjit Elektoral ndryshojnë mendje: Votojmë për Clinton

by Java News
24/11/2016 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën gjashtë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të SHBA, kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të votojnë në përputhje me rezultatet e njohura të vendeve të tyre përkatëse, pra për Presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Ata do të ndryshojnë vendimin e tyre në favor të kandidates demokrate, Hillary Clinton, raporton “Daily News”.

Vendimi i të ashtuquajturve “anëtarëve jobesnikë” nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, pasi republikani ka më tepër se 6 vota elektorale diferencë me Clinton.

“Etërit Themelues krijuar Kolegjin Zgjedhor si linjën e fundit të mbrojtjes dhe unë mendoj se duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të garantuar që kemi një kandidat republikan të arsyeshëm, që ndan vlerat tona amerikane”, deklaroi delegati Michael Baca.

Në këtë linjë, disa anëtarë kanë pranuar për “Politico” se po përpiqeshin të bindnin disa nga kolegët e tyre republikanë të votojnë për një kandidat tjetër, që nuk është Trump.

Megjithatë do të duheshin të paktën edhe 15 anëtarë më shumë që kjo kthesë të kishte ndikim në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Anëtarët janë nën një presion të fortë nga përkrahësit e Clintonit, të cilat dërgojnë mijëra emaile, letra dhe telefonata që të ndryshohet qëndrimi i tyre në votimin e 19 dhjetorit.

Jim Skaggs, një nga 8 anëtarët e shtetit të Kentakit tregon se është detyra e tij që të respektojë votën e zgjedhësve në çdo shtet.

“Kam ndërmend të votoj për Donald Trump. Jo për shkak të ligjit, por sepse besoj se kjo është detyra ime”, shpjegon ai. Aktualisht, Donald Trump ka 290 vota elektorale, ndërsa Clinton ka fituar 232. Rezultatet në Michigan, një shtet që përfaqëson 16 vota elektorale, janë shumë pranë njeri -tjetrit.

Nëse Trump nuk fiton në këtë shtet, por kjo ka pak gjasa që të ndodhë, pasi deri tani kalon Clinton me më shumë se 11.000 vota, demokrates do t’i duhen ende të paktën 22 anëtarë që të injorojnë votën popullore në shtetet e tyre dhe të zgjedhin kundër Trump.

Gjithashtu, Trumpi mund të humbasë votën e Kolegjit Zgjedhor, nëse, përveç se mund të humbasë Miçiganin, të paktën 21 anëtarë abstenojnë të votojnë. Kjo do të bënte që manjati të numëronte 269 vota elektorale dhe në këtë rast Dhoma e Përfaqësuesve do të ishte ajo që do të përcaktonte fituesin.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Kuvend, Berisha fyen Bushatin, Balla: Je gjakpërzier, plakaruq 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com