Pse kaq shumë të vdekur nga Covid-19?
Zbulimi i një prej shkaqeve të mundshme të pacientëve me koronavirus vjen nga Bergamo, nga spitali Papa Giovanni XXIII.
Siç raporton “Corriere della Sera”, mjekët kanë vendosur të kryejnë autopsitë, pavarësisht paralajmërimit të Ministrisë.
“Na thonin, në thelb, të mos bënim autopsi tek pacientët e vdekur nga Covid-19. Nuk duhej të bëheshin teste autopsie nëse njihet shkaku i vdekjes, ishte arsyetimi bazë. Por ishte mjaftueshëm e qartë që kjo sëmundje po manifestohej në forma të ndryshme, të shumta, duhej të kuptonim”, tregon Andrea Gianatti, drejtor i Departamentit të laboratorit dhe Anatomisë patologjike të spitalit bergamask.
Autopsitë e Bergamos nxjerrin shkakun e vdekjes.
Kështu, doktor Gianatti dhe një koleg i tij, doktori Aurelio Sonzogni, vendosën të proçedojnë me testet post-mortem (pas vdekjes), që filloi me 19 mars. Janë bërë 75 autopsi dhe rezultatet kanë treguar se vdekja e një përqindje të lartë të sëmurësh me Covid-19 nuk ishte si pasojë e një infeksioni pulmonar të rëndë, transmeton noa.al.
“Më shumë pacientë kishin vdekur si pasojë e trombozës, që shpesh ishte manifestuar pas fazës akute të polmonitit, pra pas simptomave më tipike të provokuara nga koronavirusi,”- shpjegon Gianatti .
Teoria më e besueshme, sot, e lidhur me këtë zbulim, është që virusi ngjitet tek disa receptorë që ndodhen gjatë enëve të gjakut.
Nga ky kërkim, i publikuar në Preprint në MedRxiv dhe në provimin e The Lancet, u vërejt se ulja e vdekshmërisë ishte e lidhur me trajtimin antitrombotik me heparinë, ilaçi antikoagulant për të cilin Agjencia Italiane e Ilaçeve (AIFA) më pas ka autorizuar eksperimentimin klinik.
“Duket absolutisht i dobishëm, por jemi akoma në fazë përcaktimi, pra nuk ka akoma siguri- shton Gianatti -, gjithçka do stabilizohet, por këto janë vlerësime që u takojnë kolegëve të mi klinik”. Trajtimi me heparinë ka nisur edhe në spitalin Luigi Sacco të Milanos, i vetmi spital në Itali, bashkë me Papà Giovanni XXIII, janë bërë autopsitë. Rezultatet dhe i gjithë kërkimi janë në fazë vlerësimi në seksionin Infectious Diseases të The Lancet, revista e mirënjohur e Elsevier.
/a.r