• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Isuf Kalo, një mjek dhe humanist shquar, idealist i progresit dhe i emancipimit shoqëror

by Fatos Tarifa
19/01/2023 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Humbja e një miku të ngushtë është gjithnjë e trishtueshme. Shumë herë ajo është një ngjarje e dhimbshme, e vështirë të besohet dhe po kaq e vështirë të përjetohet.

Dje, pasi vuajti për shumë kohë nga një sëmundje e rëndë, unë humba një mik të vyer, Prof. Isuf Kalon.

Dhimbja e familjes së Prof. Kalos për humbjen e tij është edhe më e madhe, pasi ajo humbi njeriun e vet më të shtrenjtë, të fundit ndër tetë motrat dhe vëllezërit Kalo, që i sollën në jetë Nane dhe Remziu nga Luzati i Tepelenës.

Kolegët e tij humbën një mjek ndër më të shquarit që ka nxjerrë ky vend dhe ndër më të njohurit që Shqipëria i ka dhënë Europës.

Kushdo që e ka njohur nga afër Prof. Kalon sot ndien dhimbje për ndarjen nga jeta – në një moshë që vdekjen duhej ta kishte dhe ta mbante larg – të një njeriu të dashur dhe të një mjeku të shquar.

Për Isuf Kalon mund të shkruash e të flasësh gjatë – si bashkëshort i një gruaje zonjë, Firdesit, me të cilën ndanë bashkërisht një jetë të tërë; si prind i dy fëmijëve të shkëlqyer e të sukseshëm, Entelës dhe Ilirit; si xhaxhai i Përparimit, për të cilin Isufi ishte edhe prind; si një profesor i shquar dhe një koleg i çmuar i një armate mjekësh shqiptarë; si mjeku që ka shpëtuar qindra jetë njerëzish dhe u ka ardhur në ndihmë mijëra pacientëve diabetikë në këtë vend, si i pari mjek që u përpoq të krijojë një sistem akreditimi profesional në shërbimin tonë shëndetsor, si mjeku shqiptar që për më shumë se dhjetë vite drejtoi Programin European për Diabetin dhe Programin European të Cilësisë së Sistemit Shëndetsor në Zyrën Rajonale të Europës (me qendër në Kopenhagen) të Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

Momente nga mbledhjet e Akademisë

Të gjitha këto dhe shumë kontribute dhe merita të tjera të Prof. Kalos janë të njohura për këdo që e ka ndjekur nga afër karrierën dhe veprimtarinë e këtij mjeku të shquar.

Por Isuf Kalo ishte edhe një intelektual shumë erudit, ndër më eruditët e racës së mjekëve shqiptarë, madje një klasë më vete jo vetëm si mjek, por edhe si një personalitet vizionar për zhvillimin e politikave shëndetsore dhe të sistemit tonë shëndetsor, si dhe për popullarizimin e dijeve mjekësore.

Erudicioni i pazakontë dhe talenti intelektual i Prof. Kalos vërehen mjaft qartë, përveçse në shumë botime të tjera të tij, në librin Blloku, që ndoshta mund të cilësohet si libri i tij i jetës.

Asgjë e shkruar dhe e botuar deri më sot në këtë vend nuk e jep më të plotë e më besnikërisht fizionominë e diktaturës komuniste në Shqipëri sesa ky libër i Prof. Kalos. Si një dëshmitar i besueshëm dhe i sinqertë, përmes një optike realiste dhe humaniste, Prof. Kalo ka zbuluar për lexuesit shqiptarë një mister antiutopik oruellian, duke i marrë ata në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi në Shqipëri.

Edhe pse Prof. Kalon e kam njohur nga afër një çerek shekulli më parë, bashkëpunimi im intelektual me të nisi më vonë kur, në dhjetor të vitit 2011, ai iu bashkua me shumë entuziazëm nismës së një grupi intelektualësh shqiptarë që themeluam Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Prof. Kalo ishte ndër anëtarët themelues të kësaj Akademie mbarëshqiptare dhe, për një periudhë kohe, president i saj. Nën presidencën e tij, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencve e zgjeroi edhe më tej fokusin dhe gamën e veprimtarisë së saj, duke u bërë një forum i respektuar në shërbim të së mirës publike për shoqërinë tonë.

Me ndjarjen nga jeta të Prof. Kalos, ne humbëm një koleg të çmuar, një mjek të jashtëzakonshëm, një humanist të klasit të parë dhe një idealist të progresit e të emancipimit shoqëror.

Next Post
Yuri Kim: Ka interesa të forta biznesi që diktojnë median, gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre pa u kanosur apo frikësuar

Me 22 janar i mbaron mandati, por Yuri Kim tregon se kur do të lërë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues

June 25, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

June 25, 2026
“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

June 25, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

June 25, 2026
Sinjale për dhunë sot në protestë! Një nga organizatorët e tubimit: Po pash makina policie, do ja thyej xhamat

Sinjale për dhunë sot në protestë! Një nga organizatorët e tubimit: Po pash makina policie, do ja thyej xhamat

June 25, 2026
Faleminderit që protestoni!

Faleminderit që protestoni!

June 25, 2026
“O gjakprishur, shërbëtor i Iranit, hajde njëherë në Shqipëri”, Balla përplasje në distancë me historianin pas paralajmërimit për padi

“O gjakprishur, shërbëtor i Iranit, hajde njëherë në Shqipëri”, Balla përplasje në distancë me historianin pas paralajmërimit për padi

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In