• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

ISPI: Kosova mban rrezikun më të lartë politik në Ballkan

by Java News
22/07/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa vitesh Ballkani po përjeton një rritje domethënëse të rrezikut politik. Një situatë e tillë, është fryt i një përzierje elementësh mes të cilave nacionalizmat, konfliktet etniko-fetare, problemet e pazgjidhura territoriale dhe celulat e ekstremizmit të kalibrit islamik.

Instituti për studime ndërkombëtare politike, ISPI, i themeluar në 1934 dhe i specializuar në çështjet ndërkombëtare nënvizon se në tërësi, rreziku politik i rajonit është mbi mesataren, ndërkohë që në vende të ndryshme niveli është i ndryshëm.

Më i lartë mbetet sipas institutit rreziku në Kosovë, pasuar nga Bosnja, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi. E kjo, është e lidhur me praninë e faktorëve heterogjenë të destabilitetit në gjeografi të ndryshme.Sipas ISPI, zgjedhjet e fundit në rajon, janë karakterizuar nga destabilitet i fortë, si në rastin e Maqedonisë, kundërshtime të rezultatit, si në Mal të Zi.

Ato kanë evidentuar edhe mosmarrëveshje të natyrës territoriale e etnike si në Kosovë e Bosnje.

Perceptimi i një rreziku politik të lartë dhe ngadalësimi i integrimit evropian, mund të frenojnë, nënvizon instituti, interesin e investitorëve të huaj, përcjell Top Channel. Prania e ndasive politike, etnike dhe territoriale, pjesërisht ka ngadalësuar rrugëtimin e disa vendeve ballkanike drejt BE.

E në një situatë të tillë, thotë ISPI, mund të rrezikohen veprat e mëdha të parashikuara në rajon, mes të cilave gazsjellësi trasnballkanik dhe projektet e tjera të infrastrukturës të planifikuara nga BE.

Strategjia politike e vendeve ballkanike dhe roli i BE, vlerëson instituti, do të jenë elemente kyçe në perspektivat e rajonit e nevojiten sipas tij strategji të qarta politikash ekonomike dhe një angazhim më i madh politik drejt reformave që do të përmirësonin klimën e biznesit.

Nga ana tjetër, evolucioni i raporteve me Evropën, do të jetë një element kyç për përshpejtimin apo ngadalësimin e integrimit në BE në vitet në vijim. (b.an)

Next Post
Mbytja e turistit sllovak në Golem, flet gruaja e tij: Kishte pirë alkool

Mbytja e turistit sllovak në Golem, flet gruaja e tij: Kishte pirë alkool

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In