• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ismail Kadare thyen heshtjen: Vdekja e Moikom Zeqos, ditë zie. S’ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar

by Java News
17/06/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Për Moikom Zeqon kam një mendim shumë të mirë. E kam njohur që kur ka qenë fare i ri.

Ishte nga ata që krijonte gëzim, gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata, që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”. Shkrimtari Ismail Kadare e kujton përmes këtyre fjalëve poliedrikun Moikom Zeqo, të ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

Me të lidhen edhe hapat e parë të Zeqos në krijimtarinë letrare, duke qenë se ndër botimet e tij të para kanë qenë pikërisht dy ese për romanet “Kështjella” dhe “Kronikë në gurë” të Kadaresë.

kadare zeqo

Sa i përket veprës së Zeqos, Kadare shprehet: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që e duan”. Të ritakuar disa muaj më parë, kur shkrimtarin e pyesim nëse e gjente Moikom Zeqon të ndryshuar nga ai që njihte dikur, ai përgjigjet: “Vështirë ta them. Por jo, brenda limites së gjërave nuk kish ndryshuar”, duke shtuar se ishte po ai njeri i palodhur. Kadare vlerëson edhe kontributin e Zeqos përmes zërit kritik dhe mendimit të lirë, pavarësisht përjashtimit të hershëm nga politika si ish-deputet i Partisë Socialiste.

Kadare dhe Moikom Zeqo
Kadare dhe Moikom Zeqo

“Ka qenë shumë i pranishëm në ngjarjet e ditës së kohës, por jeta ka ligjet e saj”, thotë ai për “Panorama.al“. Zeqo, edhe në librat e tij, si te “Laboratori i ëndrrës”, tregon për episode ku Kadare shpreh një lloj përkrahje ndaj tij si krijues i ri letrar. Lidhur me këtë, shkrimtari shprehet se një qasje e tillë i ka shërbyer edhe nevojës për të shpënë artin dhe letërsinë shqiptare përpara, përmes dashamirësve dhe krijuesve të saj.
“Letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë, që e duan artin dhe janë të lidhur me të. Dhe është ditë zie, sidomos kur njerëz të tillë largohen nga jeta”, shton më tej.

kadare1

NJOHJA E KAHERSHME KADARE-ZEQO

Shkrimtari Moikom Zeqo, pak muaj më parë, në një intervistë për “Panoramën”, rrëfeu rreth njohjes së hershme me Ismail Kadarenë.5bfe3dc2-f301-433b-bbf2-98f8b24ecb6d

“Për herë të parë e kam takuar në ’64-ën pranë Vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta ‘Drita’. Ende s’i kisha mbushur të 15- at. E kujtoj me atë pardesynë me paleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik.

Ishte i vetmi që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtari. Diçka që te të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe derisa u largua në Francë, unë kam qenë njeri i shtëpisë tek ai dhe po ashtu e anasjella. Edhe Kadare vinte shpesh në Durrës”, tregonte poliedriku.kadare

Zeqo rrëfeu edhe rreth episodit, ku sjell në vëmendje përkrahjen që Kadare tregoi lidhur me honorarët e poezive të tij, që shefi i redaksisë “Drita” duhet t’i shlyente. Ndërsa i bëhet me dije se do të shpërblehej vetëm për poezitë e botuara, Kadare ndërhyn duke i kërkuar Dhimitër Fullanit që Zeqo të paguhej në total për librin e tij, i cili botohej për herë të parë.

g.kosovari

Next Post
“Djemtë e Labërisë” protestë para Konsullatës greke në Gjirokastër, 9 prej tyre shoqërohen në polici

"Djemtë e Labërisë" protestë para Konsullatës greke në Gjirokastër, 9 prej tyre shoqërohen në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In