• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Islami dhe myslimanët në Gjermani kujt i përkasin?

by Mimoza Kelmendi
17/03/2018 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mimoza Kelmendi/
“Krishtërimi i përket padyshim Gjermanisë, Judaizmi i takon pa dyshim Gjermanisë, kjo është historia jonë e krishterë-hebraike, por nderkohe Islami tani i përket Gjermanisë”, pati deklaruar ish Presidenti gjerman Christian Wulff, në Tetor 2010 duke krijuar shumë reagime në publik. Ndërkohë  ministri i Brendshëm i sapoemëruar, Horst Seehofer, tashmë e ka rindezur këtë debat të vjetër duke deklaruar se: “Islami nuk i përket Gjermanisë”. Në fakt ky pozicion i ish kryeministrit të Bavarisë nuk është i ri, ashtu sikurse dihen edhe deklaratat e shumta të krerëve të lartë të politikës gjermane në tetë vitet e  fundit lidhur me Islamin. Interpretimet shpesh janë tepruar duke na ofruar debate të kota dhe pa vlerë. Fundja në Gjermani sundon liria e fesë dhe  njerëzit e besimit mysliman, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur në këtë vend, natyrisht i përkasin Gjermanisë.Pse?

Aktualisht në Gjermani jetojnë rreth 5 milionë muslimanë. Këto janë më shumë se pesë përqind e popullsisë gjermane. Afro gjysma e tyre (45 përqind) janë nënshtetas gjermanë, 55 përqind kanë pasaportë të huaj. Megjithatë Islami nuk është autokton gjerman, sepse muslimanët kanë qenë pjesë e Gjermanisë që nga viti 1961, kur erdhën ne kete vend punëtorët emigrantë turq (Gastarbeiter). Fillimisht punëtorët emigrantë mendonin se do të qëndronin përkohësisht. Kështu edhe ushtrimi i fesë së tyre në atë kohë kishte vetëm një karakter provizor. Në shumicën e rasteve u ishin krijuar kushte për lutje në banesat, ku jetonin, pranë ndërmarrjeve. Kjo ndryshoi në vitin 1973, kur qeveria gjermane ndaloi marrjen e emigrantëve. Muslimanët nuk mund të shkonin e të vinin më ndërmjet Gjermanisë dhe atdheut të tyre. Shumë prej tyre qëndruan në Gjermani dhe tërhoqën edhe familjet. Që nga ky moment mund të flitet për jetë në bashkësi fetare ku u themeluan edhe Shoqatat muslimane, u ndërtuan xhamitë etjer.

Xhamia e parë u krijua në vitet njëzetë në Berlin-Wilmersdorf. Për studentët nga bota islame u ndërtuan fillimisht xhami në qëndrat universitare në Hamburg, Mynih, Aachen. Më pas edhe në shumë qytete të tjera. Sot numerohen gjithësej 2750 xhami (xhami klasike me kupolë dhe minare dhe shtëpi lutjeje), por ekzistojne 45.600 kisha dhe 130 Sinagoga. Xhamia më e madhe është në Këln me një sipërfaqe prej rreth 16.500 m² dhe një hapësirë për lutje për 1200 besimtarë. Shumë ekspertë të fesë islame nuk shohin tek minaretë simbole pushteti, por një shenjë reprezantative.

Në Gjermani ekziston liria fetare – kushdo që i përmbahet ligjit lejohet të besojë dhe të bëjë siç i pëlqen. Ajo që nuk funksionon është islamizmi radikal, por ky është një problem kriminal, jo fetar. Meqenëse feja islame ka qenë gjithmonë një fëmijë i epokës së vet dhe teologjia islamike është një produkt i pushtetit politik, shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka, që europianizimi i islamit të shpejtohet. Fundja, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë apo Europës, sepse ata jetojnë këtu, kanë lindur këtu, sikurse katolikët, protestantët, ateistët që i përkasin Gjermanisë apo Europës. Ajo që ka vlerë aktuale dhe me perspektivë është bashkëjetesa e paqtë mes njerëzve pavarësisht fesë, kombësisë apo ngjyrës së lëkurës. Pavarësisht nga origjina e tyre, njerëzit sot në Gjermani dhe kudo kanë nevojë të jetojnë në paqe. Ndasitë fetare kthehen dikur në: Shumë zhurmë për asgjë.

Next Post
Pas Elbasanit, të shtëna me armë edhe në Tiranë, 7 të shoqëruar

EMRAT/ Kush janë 4 policët e arrestuar që nga Hani- Hotit e deri në Qafë- Thanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In