Organizata terroriste ka hedhur në ajër Stadiumin Olimpik të qytetit të Ramadit në Irak.
Eksplozivi ishte vendosur për disa ditë me radhë rreth stadiumit dhe më pas është aktivizuar nga distanca.
Stadiumi i rrënuar kishte kapacitet prej 30.000 vende. Ky stadium është llogaritur si një nga simbolet e mira e të ardhmes së Irakut pas përfundimit të luftës dhe para aktivizimit të ISIS.