• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS publikon listat me emrat e të ekzekutuarve

by Java News
30/08/2015 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

​Grupi “Shteti Islam” (ISIS) ka ekzekutuar më shumë se 2.000 persona në Mosul dhe rrethinën e tij qëkur ka marrë nën kontroll, në qershor 2014, qytetin e dytë për nga madhësia në Irak. Deri më tani, të afërmit e të zhdukurve e kishin të pamundur të dinin për fatin e të afërmve të tyre. Por, kjo situatë duket se ka marrë fund.

“Daily Beast” raporton se që prej disa ditësh, ISIS-i ka filluar të publikojë emrat e personave të ekzekutuar. Sipas gazetës, lista me 2070 emra janë radhitur në lokalet e atyre që organizata terroriste i quan “Komisariate të policisë islamike”, transmeton “Zëri”. Një numër i madh i banorëve të Mosulit kanë shkuar për t’i parë listat. “Dhjetëra persona kanë ardhur në komisariat për të kërkuar emrin e bijve, vëllezërve, të bashkëshortëve ose familjarëve të tjerë. Shumë kanë dalë nga komisariati me lot në sy e shumë gra qanin zëshëm”, ka treguar një banor i lagjes “Somar”, në lindje të qytetit.

Anëtarë të policisë po i pengojnë dëshmitarët që të fotografojnë listat në mënyrë që të afërmit të detyrohen të shkojnë vetë të kërkojnë ndonjë fjalë ose të zbulojnë identitetin e tyre. “Anëtarët e grupit janë të armatosur rëndë dhe i vëzhgojnë reagimet e njerëzve”, dëshmon një banor. “Kjo do të thotë se nëse ndonjëri e sheh emrin e familjarit në listë, ai nuk mund të ankohet ose t’i mallkojë ata që e kanë vrarë, sepse anëtarët e ISIS-it nuk hezitojnë ta vrasin këdo që guxon të kritikojë organizatën ose vendimet e saj”, përcjell “Zëri”. Gazeta tregon rastin e një burri, djali i të cilit ishte zhdukur para disa muajsh, por për të cilin një zyrtar i ISIS-it i kishte thënë se është gjallë.

Kur e pa emrin e tij në listë, ai iu drejtua duke i thënë: pse më ke gënjyer? “Ti beson se “Shteti Islam” ka hotele për t’i strehuar apostujt?”, i kishte bërtitur anëtari i grupit terrorist. Shumë prej personave të ekzekutuar janë anëtarë të ushtrisë ose policisë, politikanë lokalë, gazetarë ose imamë të moderuar që kanë kritikuar ideologjinë ekstremiste të ISIS-it.

Next Post

Zbulohen detaje të refugjatëve që u gjetën të vdekur në kamion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

August 4, 2026
Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

August 4, 2026
“Epsteini” ynë

Drejtësia që do gjyqe popullore, por jo gjyqe të hapura për popullin

August 4, 2026
Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

August 4, 2026
Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

August 4, 2026
Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

August 4, 2026
Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

August 4, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

August 4, 2026
Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com