• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS, një dështim i vjetër dhe i ri amerikan

by
17/11/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në librin e tij “E ardhmja e lirisë”, publicisti i njohur amerikan Farid Zakaria, shkruan diku se ne amerikanët nuk pyesim shumë për pasojat që lemë pas, kur hyjmë në një luftë. Është pak a shumë ajo që kandidati republikan, miliarderi Donald Trump e tha në mënyrë të ndryshme, duke ngritur pyetjen “A ishin më mirë Iraku dhe Libia me Sadamin dhe Gedafin”. Dhe përgjigja që ai jepte po vetë ishte mëse e habitshme për çdo republikan që ka përkrahur me entusiazëm në 15 vjetët e fundit luftrat amerikane në Lindjen e Mesme. “100% po, këto vende kanë qenë më mirë dje, sesa sot”, deklaronte Trump, duke marrë duartrokitjet e po atyre që dikur votonin Xhorxh Bushin që të vazhdonte me pushtimin e Irakut.

Sot panorama e Lindjes së Mesme duket e përmbysur, krahasuar me një apo dy dekada më parë. Iraku është kthyer në një territor pa shtet, ku ushtria kombëtare u shkri si vesa në diell sapo prej aty u largua kontigjenti i forcave ndërkombëtare. Ndërkohë edhe Afrika Veriore njohu përmbysje të ngjashme që nisën me termin tërheqës të “Pranverës arabe”, por përfunduan me kaos dhe kthim të forcave ekstremiste islamike në qeverisje. Egjipti, Libia dhe Siria janë sot vende tërësisht të destabilizuara , ku terrorizmi ka ngitur bazat e tij, prej nga sulmon pjesën tjetër të botës.

Iraku dhe Siria sotme, deri dje të qeverisura nga diktatorë brutalë, por që kishin mundësi të mbanin stabilitet të brendshëm dhe të siguronin kontroll mbi territorin e tyre, janë sot platforma e një të keqeje që po kërcënon gjithnjë e më hapur dhe rrezikshëm Perëndimin. Ato janë njëkohësisht rrëzimi i zhurmshëm i politikës së jashtme amerikane të  15 vjetëve të fundit, e cila synoi të eksportojë mekanikisht dhe me grykën e armëve, demokracinë e stilit perëndimor, në një mjedis krejtësisht specifik dhe të papërgatitur për këtë transformim. Politika qorre e administratës së Xhorxh Bushit, i cili në këtë fillim-fushate elektorale në SHBA po etiketohet nga të gjitha palët si një dështim spektakolar, ka lënë pas gërmadhën e një projekti që në vend të paqes, stabilitetit e proposperietit ekonomik, prodhoi urrejtje e ekstremizëm religjioz, shkatërrim ekonomik e konflikte të përgjakshme.

Tetëvjeçari i Barak Obamës, më konkretisht politika e tij ndaj Lindjes së Mesme dhe krizave të saj, është gjithashtu subjekt i një analize kritike në shumë vende perëndimore, pasi shihet si një rast i humbur, për të kontribuar për konsolidimin dhe stabilitetin e rajonit më të nxehtë strategjik të globit. Premtimet e pambajtura për mbylljen e bazës ushtarake të Guantanamos, gjallërimi i talebanëve në Afganistan, thellimi i kaosit me largimin e trupave pushtuese nga Iraku dhe degradimi i vendeve arabe pas Pranverës Arabe, shihen si pasoja të një politike të jashtme të dobët dhe hezituese nga presidenti Obama. Ky hezitim për të vepruar, kjo paqartësi lëvizjesh, duket se ka prodhuar si pasojë direkte, forcimin e ISIS dhe konsorciumeve të tjerë të terrorit që veprojnë në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Një provë e fortë materiale e këtij hezitimi po jepet nga avancimi i dukshëm i Rusisë, jo vetëm në Ukrainë, në dyert e shtëpisë së saj, por edhe në Siri. Aty ku Putin po shfrytëzon vaakumin e lënë nga amerikanët e europianët, për të futur çizmen në një rajon strategjik që sot është vitrina botërore e luftës për të dominuar të keqen me emrin ISIS.

Në këto orë, kur presidenti francez Hollande bën thirrje të dëshpëruara për unitet dhe vendosmëri, ekspertët e politikës së jashtme në Europë dhe SHBA venë në dukje se bashkësia europiane e ka si zakonisht të vështirë të përgjigjet në rrethana të tilla, kurse Shtëpia e Bardhë nuk ka gjetur ende mënyrën sesi duhet të hyjë në krizën siriane. Sherri për të ardhmen politike të Sirisë dhe Bashar Al Asadit, duket se po bllokon në mënyrë absurde gjithçka. Ndërkohë që vargjet e mijëra refugjatëve të luftës vijiojnë të mbushin kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian, kurse bombat e ISIS po godasin gjithnjë e më fort në zemër të Europës.

 

Next Post

Kosovë, Gjykata lëshon urdhër arrest për 4 deputetë të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
Dënimi pa vendim

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

October 28, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

October 28, 2026
10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

October 28, 2026
Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

October 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

October 28, 2026
Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In