• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS ka urdhëruar sulme terroriste në Prishtinë

by
15/06/2015 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet përgjegjëse për sigurinë në Kosovë kanë marrë informata se njerëz të afërt me liderin e shqiptarëve të ISIS, Lavdrim Muhaxheri, kanë urdhëruar njerëzit e tyre në Kosovë dhe Maqedoni që të kryejnë sulme terroriste në Prishtinë dhe Shkup

Mediat në Kosovë shkruajnë se kanë siguruar komunikimin në mes të personave përgjegjës për sigurinë në vend, ku urdhërohet Policia e Kosovës që t’i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve.

Në këtë komunikim i tregohet policisë se një person shqiptar nga Maqedonia i cili aktualisht ndodhet në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, dhe që është shumë i afërt me Lavdrim Muhaxherin, ka kontaktuar me individë të besueshëm të tij për sulme të mundshme gjatë muajit qershor në Kosovë dhe Maqedoni.

Institucionet e sigurisë në Kosovë, momentalisht nuk janë në dijeni të identitetit të personave të kontaktuar nga bashkëpunëtori i Lavdrim Muhaxherit, por besojnë se ata kanë eksperiencë në xhihadin e dhunshëm.

Në këtë komunikim, të cilin e kanë siguruar institucionet e sigurisë në Kosovë, personi i afërt me Lavdrim Muhaxherin ka porositur njerëzit e tij në Kosovë dhe Maqedoni se gjatë sulmeve terroriste në Prishtinë dhe Shkup, duhet të shkaktohen sa më shumë dëme materiale dhe pasoja në njerëz pa dallim religjioni.

Ata edhe pse kanë potencuar Prishtinën dhe Shkupin, si dy qendrat më të mëdha në rajon, kanë thënë se sulmet nuk duhet kufizuar vetëm aty.

Policia i ka të ditura edhe objektivat e parapara për sulm nga xhihadistët, që përbëjnë pika të rëndësishme për funksionimin e jetës së qytetarëve.

Me këtë rast Policia e Kosovës është rekomanduar që të rris vigjilencën, duke përmendur edhe lokacionet se ku duhet të fokusohet më shumë. Ky kërcënim vjen disa ditë pasi xhihadistë nga Ballkani, duke përfshirë edhe shqiptarë, që luftojnë në Siri dhe Irak, lëshuan një kërcënim përmes një videoje për këtë pjesë të rajonit, duke paralajmëruar sulme, që sipas tyre do të përfshinin Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë e Malin e Zi.

Next Post

Foto/ Luana ngre temperaturat, tregon gjoksin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In