• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS fiton më shumë se 2 milionë dollarë në ditë

by A R
08/12/2015 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ISIS përfiton rreth 80 milionë dollarë në muaj – apo më shumë se 2 milionë dollarë në ditë – por tani financat e tyre kanë nisur të shkurtohen, thuhet në një raport të ri. Përpjekjet amerikane për të sulmuar rrjedhën e të hyrave të grupit kanë nisur të kenë efekt, sipas një raporti të ri nga firma e hulumtimeve IHS. Shenjat që kanë nisur të shfaqen tregojnë se grupi po bën përpjekje për të financuar vetveten, në formën e “uljes së pagave të luftëtarëve”, rritjen e çmimit të rrymës dhe shërbimeve tjera bazike si dhe prezantimin e taksave të reja bujqësore, thotë raporti, raporton “Business Insider”.

Në vitin 2015, të hyrat e përgjithshme mujore të grupit ishin rreth 80 milionë dollarë. Rreth gjysma e tyre vijnë nga taksat dhe konfiskimet, ndërsa rreth 43 për qind gjenerohen nga prodhimi dhe trafikimi i naftës. Pjesa e mbetur vjen nga droga dhe trafikimi i antikiteteve, shitja e energjisë elektrike dhe donacionet, transmeton Koha.net.

Sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-të, që pikë së pari ka për qëllim sulmimin e fushave të naftës dhe rafineritë e grupit, janë duke dëmtuar në masë të madhe kapacitetet e rafinerisë së naftës dhe aftësinë për të transportuar naftën përmes mjeteve transportuese.

ISIS ende është në gjendje që të prodhojë naftë por tani është e detyruar të mbështetet në tregjet brenda Sirisë dhe Irakut për të trafikuar dhe shitur naftën. Grupi e ka humbur qasjen e lehtë për në Turqi pas sulmeve nga SHBA-të dhe aleatët e saj dhe përpjekjeve nga qeveria turke për të çrrënjosur trafikimin.

Megjithëse fokusi për të sulmuar burimet e të hyrave nga nafta po funksionon, koalicioni po ka probleme të sulmojë të hyrat e grupit nga taksat, transmeton Koha.net. ISIS detyron qytetarët të paguajnë 20 për qind taksa përbrenda gjithë territorit që e kontrollon për aktivitetet ekonomike dhe shërbime bazike, përfshi tregtinë, qasjen në internet, industrinë dhe bujqësinë, elektricitetin dhe rrjetet e telefonisë mobile.

Për dallim nga al-Qaeda, ISIS-i nuk ka qenë i varur nga donatorët e jashtëm si mënyrë për të fituar autonominë. Të hyrat nga donacionet e jashtme janë shumë më të vogla në krahasim me burimet tjera të të hyrave.

 

Next Post

A po dështon qeveria e Kosovës edhe me Trepçën?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com