• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A po dështon qeveria e Kosovës edhe me Trepçën?!

by A R
08/12/2015 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statusi i ndërmarrjes më të madhe në vend, Trepçës, vazhdon të mos jetë i definuar, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të këtij viti, si përgjigje ndaj protestave të partive opozitare që po përshkallëzon në dhunë.

Disa javë para përfundimit të këtij viti, asnjë strategji apo ligj që do të përcaktonte fatin e Trepçës nuk është dërguar në Kuvendin e Kosovës. Ahmet Tmava, drejtor i Trepçës, i ka thënë Gazetës Fjala se mosdefinimi i statusit të kësaj ndërmarrje shkakton probleme në funksionin e Trepçës. “Po ju e dini që shkakton probleme mosdefimi i statusit.  Këtë e kemi bërë publike shumë herë,” thotë ai, teksa tregon se javën e kaluar kanë pasur një takim me Kryeministrin Isa Mustafa për të biseduar rreth kësaj çështje.

Tmava nuk ka dhënë shumë detaje rreth bisedave, por ka thënë se ekziston mundësia që në të ardhmen Trepça të ketë ligjin e vet sipas të cilit do të funksiononte.

“Unë mendoj se ka ardhur momenti për të definuar [këtë çështje]”, thotë ai.

Në janar të këtij viti, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash një ligj për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre. Përmes kësaj u hap rruga edhe për riorganizimin e Trepçës, mirëpo partitë opozitare në parlament kërkonin që të miratohet ligji i veçantë për Trepçën për ta kthyer atë në ndërmarrje publike.

Për dallim nga tani, në vitet e 1980-ta, Trepça konsiderohej njëra nga ndërmarrjet më të mëdha në ish-Jugosllavi, dhe kishte rreth 20.000 të punësuar. Aktualisht, Trepça ndodhet nën menaxhimin e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës (AKP), e cila për shumë kohë ka mbetur jashtë funksionit në mungesë të bordit.

Kur po bëhen një vit që nga ardhja në pushtet e Isa Mustafës, një pjesë e madhe e agjencive të pavarura vazhdojnë të mbesin jashtë funksionit meqë partitë e koalicionit nuk kanë arritur të emërojnë zyrtarë në këto pozita.

Next Post

PD po ua përdor 8 Dhjetorin organizatorëve si karshillëk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com