• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ISIS/Dhjetëra kosovarë rikthehen nga Siria dërgohen në periferi të Prishtinës

by Java News
20/04/2019 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa kosovarë, përfshirë gra dhe fëmijë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Kosovë. Lajmin e konfirmoi për gazetarët ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, por pa dhënë detaje se sa është numri i tyre.

Tahiri, i cili foli nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tha se hollësitë do të publikohen paraditen e së shtunës. “Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tonë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses dhe çdo detaj tjetër do ta merrni nesër në një konferencë në orën 10”, tha Tahiri.

Të shoqëruar nga vetura të shumta policore, të kthyerit nga Siria janë larguar nga Aeroporti “Adem Jashari” në orët e para të së shtunës, për t’u dërguar në ish-bazën ushtarake në fshatin Vranidoll, në periferi të Prishtinës.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë raportoi se në aeroport, pranë vendit ku besohej se ishin vendosur fillimisht të kthyerit nga Siria, shihej një aeroplan, në një pjesë të të cilit vërehej flamuri i Shteteve të Bashkuara.

Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Qeveria e Kosovës ka thënë atëherë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në muajin shkurt, në zonën e konfliktit në Siri kanë qenë 44 gra dhe 48 fëmijë kosovarë. Numri i luftëtarëve kosovarë që mbeten ende në zonën e konfliktit është 56, ka thënë Policia e Kosovës më 25 shkurt.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë kthimin e kosovarëve nga Siria.

Në një raport të publikuar po në muajin shkurt, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka nxjerrë në pah se qytetarët e Kosovës nuk e dëshirojnë kthimin e luftëtarëve të huaj në vend, pasi i konsiderojnë ata si shqetësim për sigurinë.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim. Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 ka shpallur të ashtuquajturin kalifat në pjesë të Sirisë dhe Irakut, është raportuar se ka humbur kontrollin në territorin e fundit në muajin mars. (Evropa e Lire)

Next Post
Debati presidencial për Ukrainën mbahet para 60 mijë njerëzve në stadium

Ukrainë/ Artisti komedian mbetet favorit për zgjedhjet e së dielës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In