• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ISIS, dezertori shqiptar zbulon formularin e rekrutimit të ushtarëve

by Java News
11/03/2016 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dezertor i ushtrisë së Shtetit Islamik ka arritur të shkëputet nga grupi terrorist, duke marrë formularin e 22 mijë luftëtarëve ISIS-it.

Këto dosje mësohet se janë përpiluar nga Administrata e Përgjithshme e Kufirit të Shtetit Islamik. Nga verifikimi i 1700 dokumenteve ne 22 mijë dosje në total të luftëtarëve të ISIS-it rezultojnë edhe 25 shtetas shqipare dhe 23 të tjerë nga Kosova.

ABC News ka arritur të siguroje një kopje të dosjes së plotë të një luftëtari nga Kosova, i cili është bërë pjesë e shtetit islamik më 29 korrik të 2013. Në këtë formular që shihni, i përbëre nga 23 pyetje, është shkruar në gjuhën arabe dhe nga përkthimi, rezulton se aty jepen të dhënat personale të çdo pjesëtari të ISIS-it.

Por për shkak të sensitivitetit të informacionit, disa element jane fshehur për të mbrojtur privatesine e familjes se xhihadistit. Për ketë asyje, emri, datelindja dhe numri i telefonit janë fshehur.

Bëhet fjalë për luftëtarin me nofkën “Abu Suleyman”, i biri i Faridës, i cili është regjistruar si shqiptar por që jetonte në Kosove. Abu Suleyman ka qenë i martuar, ka pasur një femije dhe ka punuar si bojaxhi në Kosovë. Nga formulari mesohet që Abu Suleyman ka mbaruar shkollen e mesme dhe ka vetëm njohuri elementare të fese islame.

Po ashtu xhihadisti shqiptar ka tipin e gjakut “O” pozitiv dhe nuk ka udhetuar asnjëherë jashtë Kosovës.

Në pyetjen nese Abu Suleyman preferon të jete një luftetar, kamikaz, punëtor apo studiues i Kuranit, ai ka zgjedhur të jetë luftëtar.

Formulari përfundon me adresën e banimit që është qyteti sirian Tal Rifat dhe që është regjistruar në korrik të 2013.

Sipas këtij dokumenti, te vene ne dispozicion nga dezertori i ISIS-it , tregon se çdo shtetas që i bashkohet shtetit islamik duhet të plotësoje këtë formular duke ju përgjigjur 23 pyetjeve. Nga verifikimi I tyre rezulton se shtetit islamik, i janë bashkuar 22 mijë luftëtare që vijnë nga 51 kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptare.

ABC

Next Post

Një miliard dollarë për "autostradat" e biçikletave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In