Një 20-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një kope qensh rrugësh në zonën e Serre Catanzaresi në Itali.
Viktima, Simona Cavallaro ishte së bashku më një grup shokësh për piknik në malin Firino, në momentin kur u sulmua nga qentë.
Sipas dëshmive, qentë ishin të shumtë në numër dhe kafshimet e tyre në pika jetike i shkaktuan vajzës vdekjen. Djali që ishte bashkë me vajzën arriti të shpëtonte dhe të fshihej në një shtëpizë.
/b.h