• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte nisur në Fier për atentat, por Talo Çela i zuri pritë/ Zbardhet skenari i Dumanit dhe rolet e 3 bashkëpunëtorëve

by Java News
30/03/2022 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 persona janë të dyshuar si bashkëpunëtorë të Nuredin Dumanit i cili u arrestua në Fier mbrëmjen e djeshme, në një apartament ku ndodhej i plagosur pas përplasjes me armë në fshatin Papër në Elbasan.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se i arrestuar si përkrahës i Dumanit është Henrik Hoxhaj, ndërsa 2 persona të tjerë janë ndaluar në komisariatin e Fierit pasi ende nuk është saktësuar pozicioni i tyre. Hoxhaj nuk është kapur në ambientet e banesës ku u arrestua Dumani, por jashtë pallatit të tij. Sipas policisë ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunëtor apo përkrahës të Dumanit.

2 të shoqëruarit e tjerë dyshohet se që do e largonin Dumanin nga Fieri në drejtim të një qyteti tjetër pasi të mjekonte plagët.

I shumëkërkuari Nuredin Dumani është vënë në pranga dje në mbrëmje nga RENEA në një banesë në lagjen Apoloni, ndërsa ishte i plagosur dhe i armatosur. Dyshohet se aty po merrte ndihmë mjekësore ambulatore fshehtas, pasi ishte plagosur më armë zjarri pas përplasjes me armë në afërsi të Paprit.

Por si ndodhi përplasja?

Përpara se të plagosej, destinacioni i Nuredin Dumanit ka qenë Fieri, ku dyshohet se ishte përgatitur për të kryer ose urdhëruar një atentat. Gjatë rrugës, ka pasur një shkëmbim me armë zjarri në Papër të Elbasanit. Makina me të cilën udhëtonte tip BMW është qëlluar me breshëri plumbash. Janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja të qitura nga 2 armë të ndryshme. Dyshohet se në makinën tjetër e cila ka qëlluar në drejtim të makinës ku ishte Dumani, ka qenë rivali i tij Talo Çela.

37 vjeçari Dumani është i kërkuar për disa vepra të rënda penale. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Ai akuzohet si porositësi i vrasjes se vëllezërve Haxhia ne Durrës, në prill 2020 si dhe vrasjen e Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkozës po në Durrës në të njëjtin vit. Po ashtu Dumani është një nga personat e përfshire në grabitjen e parave në Rinas në 9 prill 2019./abcnews

g.kosovari

Next Post
Inceneratorët, SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS

SPAK kërkon arrestimin e Bllakos/ Manja: Kush shkel ligjin përgjegjësi individuale, PS është lokomotivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com