• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ishte në “arrest shtëpie” dhunoi babain, arrestohet Vladimir Gjuta

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Gjuta i njohur nga drejtësia shqiptare  fillimisht për për vënien e tritolit në familjen e ministrit të Brendshëm Sajmit Tahiri e cila më vonë u rrëzua si akuzë, është arrestuar mesditën e kësaj të hëne nga policia e kryeqytetit për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë Gjuta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij duke thyer kështu edhe masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës. 36 vjeçari i ka shkuar babait të tij F.Gjuta në shtëpi dhe e ka rrahur. Pas këtij veprimi uniformat blu kanë plotësuar kërkesë padinë “Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes” për babain e 36 vjeçarit.

Gjuta rezulton me masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukë të datës 22.04.2016. Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.

Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar. Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim  aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht

Njoftimi i Policisë
“Më datë 2006.2016, u arrestua shtetasi Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit. Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtepi”.

Ndaj shtetasit F. Gjuta është plotësuar kërkesë padia “Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, në bazë të ligjit nr 9669, datë 18.12.2006. Parashikuar nga Nenet 130/a, dhe 323/1 të Kodit Penal.”

ma.me

Next Post

Parkingu nëntokësor dhe bulevardi i ri i Tiranës, Rama: Bashkia në lartësinë e duhur, ashtu si kombëtarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In