Një 43-vjeçar është mbytur këtë të martë në plazhin e Durrësit.
Sipas informacionit të policisë, 43-vjeçari M.S., shtetas serb ka qenë për pushime në qytetin bregdetar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/b.h