• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ishte martuar më 19 dhjetor”, u vra nga Dan Hutra, flasin prindërit e 30-vjeçares: S’dinim asgjë për konfliktet, më kanë prerë në besë

by Java News
15/03/2023 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Dafku thyen heshtjen dy javë pas vrasjes së tyre nga Dan Hutra. Një viktimë e pafajshme, ashtu si tre të tjerat e ngjarjes së tmerrshme që tronditi Tiranën më 1 mars.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, prindërit në një lidhje direkte nga Kukësi kanë treguar si e morën vesh lajmin për vdekjen e Hasimesë, fëmija i dytë nga 7 vajza. Ata deklaruan se Hasimeja dhe as ata nuk ishin asnjë informacion për konfliktet e kunatës së saj me ish-burrin.

Babai, Petriti: Po pija kafe në divan, kur dëgjoj fëmijët në dhomën tjetër duke bërtitur. Shkoj i pyes, më thonë më duket se Asimja është plagosur. Hapa televizorin dhe dëgjova familjen Hysa.

Në mbrëmje erdha në Tiranë dhe e gjeta në morg. Ramë dakord me familjen Hysa dhe e bëmë varrimin këtu. Vajza ime ishte e pafajshme. Ishte e martuar prej 2 muaj e gjysmë, më 19 dhjetor e kam martuar në familjen Hysa.
Vëllai im e kishte parë në televizor dhe i kishte telefonuar vajzat.

Vëllai ka marrë nga ora 11:30 dhe ka thënë që më duket se Hasimeja është plagosur.

Nëna: 10 minuta para se të vdiste Hasimeja po flisja me të. Isha në Kosovë te vajza tjetër e po flisnim në grup. Po flisnim, po bënim humor, po qeshnim. 10 minuta para se të vritej kam folur në telefon. Duam drejtësi.

Më pyeti si po ia kalon te vajza tjetër, çfarë ke bërë. Ishte duke qeshur, si ma mirë. Ishte e gëzuar që kishte shkuar në atë derë.

Babai: Vajza ime, se unë u nxeha atë ditë, se dy muaj e gjysmë nuk ka ditur asgjë që ai i ka thënë ish-gruas së tij që do të bëj namin, do të bëj gjak. Asgjë nuk ka ditur, as ne. Se po ta dija kisha shkuar e kisha marrë vajzën time, kur të rregulloheshin ato, do u thosha hajde merreni, ato më kanë prerë në besë mua.

Nëna e viktimës: Kur fola unë ka qenë brenda në divan. Brenda 10 minutash kemi marrë vesh që Hasimja ka vdekur. 11 e 17 minuta kemi nisur të flasim, 16 minuta kemi folur me të. Ka qenë një telefonatë me kamerë. Ishte Hasimja, edhe pjesëtarët e tjerë i dëgjonim duke folur. Asnjë shqetësim nuk ka pasur, jam shumë e gëzuar thoshte, shkonte shumë mirë me burrin e saj.

Babai i viktimës: Fatosi ishte larguar për Gjermani, Hasimen e kishte futur të bënte patentën, më tha e kam marrë teorinë me tre gabime, i kishte ngelur praktika.

Nëna: Burri i kishte thënë që sa të mbaronte patentën edhe do të marr me vete.

Babai: Njohja është bërë me shkuesi, i njihte të dyja familjet. Erdhi këtu dhe më tha mua, thash do vijmë në Kukës, panë njëri-tjetrin, pyetëm si familje dhe na thanë se janë familje e mirë… sot s’ke garanci për vajzat, vetëm t’i mbash në shtëpi, se s’ka shtet. Këto gjërat e tjera që ka pasur motër të martuar, nuk i kemi ditur fare. E dhashë, mbas një jave e martova.

/s.f

Next Post
Shpërthimi në Gërdec i vrau djalin 6-vjeçar, Zamira Durda: Presim drejtësinë që nuk është vënë akoma

Shpërthimi në Gërdec i vrau djalin 6-vjeçar, Zamira Durda: Presim drejtësinë që nuk është vënë akoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In