• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ishte i gabuar për të rinjtë. Duhet shkrirë”/ Kumbaro: Modeli i LSI doli nga skena në Gjirokastër

by Java News
29/04/2021 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro e konsideron të rëndësishme daljen nga skena politike në Gjirokastër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E ftuar në Dita Jonë ajo tha se modeli i LSI-së ishte i pashëndetshëm për të rinjtë që duan të futen në politikë dhe në dëm të demokracisë. Dhe kjo sipas saj është më e rëndësishme se procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Më shumë se presidenti doja të flisja për LSI, si organizatë politike se nuk mund ta quaj parti. Se në Gjirokastër nuk mori asnjë mandat, as me emrat e përveçëm të listës në qarkun e Gjirokastrës.

E quaj të rëndësishme që modeli politik i LSI të dalë nga skena. Në Gjirokastër modeli i LSI ishte i pashëndetshëm në dëm të demokracisë dhe i gabuar për të rinjtë që duan të futen në politike, e quaj të mirë që u shkri ai model. Është e vetmja mënyrë sesi nuk duhet bërë politikë. Nuk më duket e rëndësishme për presidentin, por të rinjve t’u jepet një model”.

Sa i takon marrjes së 3 mandateve të PS në qarkun e Gjirokastrës, Kumbaro tha se ky ishte synimi dhe bindja, pasi gjatë gjithë fushatës, theksoi ajo “punuam që asnjë votë të mos shkonte në drejtim të gabuar”.

“Kishim një synim tjetër për të marrë vota të PS sa të kishim 3 mandate, ky ishte angazhimi. Në asnjë ditë të fushatës sime ku unë të dal me numrin tim në listë dhe unë jam si Shën Thomai dua të prek terrenin vetë.

Unë nuk kam kërkuar votë për vete por për PS, është realiteti si kandidatë bëmë ndarje të qarkut. Në Gjirokastër ne jemi të njëjtët që kemi qenë në 2017 dhe zgjodhëm me vetëdije të ishim në të njëjtin qark dhe Çuçi të vendosej i treti dhe të deklaronim publikisht një objektiv jo vetëm të PS.

Ishim shumë të bindur që ai mandat merrej se kemi qenë në kontakt me popullin e banorët dhe kjo u shoqërua me punë gjatë fushatës për të mos lënë asnjë votë në drejtim të gabuar”.

g.kosovari
Next Post
Strazimri i PD i zhgënjyer që mbeti jashtë Kuvendit/ Letër popullit: Ja çfarë keni humbur duke mos votuar Lulin dhe mua

Strazimri i PD i zhgënjyer që mbeti jashtë Kuvendit/ Letër popullit: Ja çfarë keni humbur duke mos votuar Lulin dhe mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com