• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte i dehur dhe bëri aksident, deputeti i Rithemelimit përfundon në Gjykatën e Posaçme

by Java News
29/05/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti që shkaktoi një vit më parë në mes të qytetit të Elbasanit i ka hapur telashe të mëdha deputetit të Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit. Qani Xhafa do të përballet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë për episodin e një viti më parë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar sepse Xhafa u përplas me trafik-ndarësen, por Policia e Elbasanit nuk nguroi t’i hidhte prangat sepse në atë kohë ai nuk ishte ende deputet.

Efektivët e parë që mbërritën në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan i bënë menjëherë testin e alkoolit dhe Qani Xhafa rezultoi se ishte i dehur dhe nga gjendja e tij, pasojë ishte aksidenti në mes të qytetit. Tashmë që ai është zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rasti i ka kaluar GJKKO.

Togat e zeza të Elbasanit nuk kanë pranuar të vazhdojnë më tej me shqyrtimin e çështjes, pasi Qani Xhafa është deputet dhe kompetenca lëndore për t’u marrë me rastin i takon Gjykatës së Posaçme. Shorti i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela, raporton Ora News.

Qani Xhafa kandidoi për Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.

Mirëpo, kur një vit më parë Boçi pranoi të linte mandatin e deputetit të qarkut për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 Majit, atëherë mandati i kalonte kandidatit tjetër pasardhës në listë, i cili rezultoi se ishte Qani Xhafa./m.j

Next Post
Dhunimi i avokatit të Berishës, 2 të shoqëruar në policinë e Tiranës. Po merren në pyetje

FOTO/ Me kapele dhe duke vrapuar, publikohen pamjet e dy autorëve që dyshohet se dhunuan avokatin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In