• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ISHMP sekuestron dy arinj, mbaheshin në kushte të mjerueshme

by Java News
04/08/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‪Në zbatim të kuadrit ligjor për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka sekuestruar ditën e djeshme dy arinj që mbaheshin në robëri në qytetin e Sarandës.

Arinjtë e vegjël, ngjyrë të murrme,rreth 5 muaj mbaheshin në kushte të mjerueshme për qëllime përfitimi në plazhet e jugut. Arinjtë u morën në dorëzim nga inspektorët e sektorit operacional ISHMP Qendër, dhe iu dorëzuan sot Kopshtit Zoologjik dhe Drejtorisë së Parqeve dhe të Rekreacionit të Bashkisë Tiranë.

Në fjalën e tij kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi tha se: ”Në bashkëpunim me policinë e shtetit u bë i mundur arrestimi i një shtetasi që mbante në kushte të mjerueshme dy arinjtë. Ndërsa sot në një marrëvëshje të ISHMP-së me Bashkinë e Tiranës u bë i mundur, dërgimi i arinjve në Kopshtin Zoologjik në Tiranë. ISHMP vazhdon punën për gjetjen, sekuestrimin e arinjve dhe kafshëve të tjera të cilat mbahen në kundërshtim të plotë me ligjin.”
Kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit z. Blendi Gonxhe u shpreh se arinjtë nga sot do të jenë në një kujdes të veçantë. “Fillimisht do të kalojnë në karantinë për t’u kontrolluar dhe vaksinuar nën kujdesin e veterinerëve dhe specialistëve”, tha ai.

Inspektimet e ISHMP-së bëhen në zbatim të kuadrit ligjor kombëtar për biodiversitetin dhe mbrojtjen e faunës së egër dhe konkretisht të dispozitave të Ligjit nr. 10006, dt. 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër” dhe te Ligjit nr. 9587, dt 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar.

Po në këtë kuadër Ministria e Mjedisit, ISHMP dhe AKZM kanë ndërmarrë një fushatë identifikimi të individëve të llojit ari i murrmë, lloj i mbrojtur i faunës së egër, të cilët mbahen në gjendje robërie për qëllime përfitimi.
Për herë të parë Ministria e Mjedisit ka adresuar këtë problematikë të mbartur në vite.. Gjatë këtij viti janë ndërrmarrë një sërë hapash që u konkretizuan në Mars 2016 me nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit dhe Fondacionit “Four Paës”, i cili do te ofroje asistence teknike në ngritjen e të parës qendër strehimore për arinjtë në Shqipëri.

Paralelisht me përpjekjet për ngritjen e kësaj qendre është punuar me partnerët ndërkombëtare për strehimin dhe sistemimin e arinjve të sekuestruar deri sa edhe Shqipëria të ketë një qendër të tillë.

Në janar të këtij viti, me iniciativën e Ministrisë së Mjedisit, u realizua dhe përfundoi me sukses dërgimi i 3 arinjve që mbaheshin në robëri për në Qendrën Strehimore ARCTUROS në Follorinë të Greqisë. Në vijim te kesaj pune, në bashkëpunim me shoqatat mjedisore ARA dhe ASPBM dhe të një qendre të specializuar në Gjermani, u be i mundur dërgimi i një ariu tjetër të mbajtur në robëri. Në bashkëpunim me strehimoren Pylli i Arinjve në Prishtinë është në proces dërgimi i 5 arinjve ndërsa Parku i Abrucos në Itali do të strehojë një arushe 6-7 vjecare të konfiskuar në Nartë të Vlorës.

Nëpërmjet hartimit të politikave të saj dhe hapave konkretë deri më sot,për mbrojtjen e faunës së egër, Ministria e Mjedisit është duke përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Konventat në fushën e mbrojtjes së natyrës si: Konventa e Bernës “Për ruajtjen e jetës së egër dhe të habitateve natyrore evropiane” dhe Konventa e Biodiversitetit (CBD)./atsh/a.k

Next Post

TrumPutin, çfarë ka mes kandidatit amerikan dhe presidentit rus?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In